Trabzonspor fans are angry about the treatment being given to Muç in Turkey: We will not forget this...

2026-03-16 14:18:22 / SPORT ALFA PRESS

Trabzonspor fans are angry about the treatment being given to Muç in

Tifozët e Trabzonspor janë në protestë për Ernest Muçin. Ose më saktësisht,nëpërmjet tij po vërtetojnë se si trajtohen klubet e Stambollit dhe si trajtohen klubet e tjera nga mediat vendase.

Shkak është bërë një gol i shënuar këtë fundjavë nga mesfushori i Beshiktashit, Orkun Kokçy në ndeshjen kundër Gençlerbirligi. Ai shënoi nga një kënd shumë i vështirë me një goditje dënimi, me një goditje padyshim spektakolare.

Në programe të ndryshme televizive, ky u cilësua si një nga golat më të bukur të sezonit dhe lëvdatat për futbollistin e Beshiktashit nuk kishin fund. Pikërisht kjo ka acaruar në kulm tifozët e Trabzonspor të cilët kanë pushtuar rrjetet sociale, duke e cilësuar standard të dyfishtë nga mediat kryesore në vend. Ata kanë kujtuar se disa javë më parë, Ernest Muçi kishte shënuar një gol të tillë për ekipin e tyre ndaj Koniaspor, nga një kënd edhe më i vështirë se ai i Kokçy, por nuk ishte vlerësuar në të njëjtën mënyrë. Përkundrazi, kishte kaluar si normalitet.

Kur një gol i tillë vjen nga një skuadër e Stambollit, flitni për të për ditë me radhë, por kur një gol i ngjashëm vjen nga Trabzonspori, nuk jua ndjen të flisni. Historia e Trabzonsporit ka qenë gjithmonë për të dalë kundër këtyre standardeve të dyfishta dhe ne nuk do ta harrojmë këtë qasje tuajën”, shkruante një tifoz i Trabzonsporit në rrjetet sociale, mes komenteve të shumta për këtë çështje.

Happening now...

ideas