The collapse of the Librazhd-Prrenjas axis, the ARRSH tender is seized, Redi Struga's "InfraKonsult" is investigated

Prokuroria e Elbasanit, e cila po heton shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas, që bllokoi juglindjen e vendit për ditë me radhë duke shkaktuar një kaos në lëvizjen e qytetarëve, i ka kërkuar Autoritetit Rrugor Shqiptar t’i vërë në dispozicion të gjithë procedurat e prokurimit të mirëmbajtjes së rrugës.
Sipas një burimi pranë grupit hetimor, ARRSH pritet t’i dorëzojë dokumentet brenda një jave, për shkak se bëhet fjalë për materiale voluminoze.
“Po hetojmë pjesën që lidhet me aksin ekzistues, konkretisht tenderin e mirëmbajtjes së rrugës. Pra, po shohim mënyrën sesi është zhvilluar procedura e tenderit dhe termat e kontratës së lidhur mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanisë fituese”, tha një burim pranë grupit të hetimit.
Grupi hetimor është ndalur po ashtu edhe tek pjesa e ndërtimit të rrugëve provizore, të cilat përdoren përkohësisht derisa të përfundojë ndërtimi i aksit.
Prokuroria po heton edhe lidhur me lejen për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e saj, pasi është konstatuar se lumi po shfrytëzohet masivisht në disa zona.
Referuar të dhënave të Open Data, rezulton se tenderi i mirëmbajtjes, është fituar nga kompania InfraKonsult e Redi Strugës. Nga verifikimet e para rezulton se kompania nuk i ka përmbushur detyrimet kontraktore, duke qenë në shkelje të ligjit dhe për pasojë dyshohet të ketë ndodhet dhe shembja e aksit që bllokoi juglindjen e vendit.
Prokuroria po heton për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”.
Situata në segmentin rrugor është normalizuar, por problemi mbetet evident. Për ditë me radhë, automjetet nuk qarkullonin në aks, për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së urës./Marrë nga Balkanweb
Happening now...
ideas
Will the new justice system unite the SP and the DP?
Sovereignty as a fig leaf
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128