Plagosja e “Guccit” në Durrës u krye nga Bledar Çuni! Prokuroria asnjë masë për njeriun që del me armë në video

2026-03-16 12:05:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosja e “Guccit” në Durrës u krye nga Bledar

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në mesnatën e 15 Dhjetorit 2025 në qytetin e Durrësit, ka sjellë plagosjen me armë zjarri të Fabion Kuçit, i njohur gjerësisht në rrjetin social “Tik-Tok” me nofkën “Gucci”.

Por megjithëse kanë kaluar 3 muaj nga ngjarja, policia dhe prokuroria nuk kanë arrestuar njeriun kryesor që qëlloi në ambjentet e një lokali në drejtim të Fabion Kuçit.

Njeriu që ka qëlluar me pistoletë duke sjellë plagosjen e Kuçit, dyhohet të jetë pikërisht Bledar Çuni, një personazh ky me precedent të mëparshëm penal dhe i ndaluar disa herë nga policia kriminale e Durrësit për akuzën e “tregtimit dhe trafikimit të drogës” si dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Pamjet filmike të sekuestruara nga policia dhe prokuroria tregojnë qartë Bledar Çunin që qëllon me armë ndaj Fabion Kuçit, megjithëse ky i fundit përpiqet të fshihet pas banakut të lokalit.

Siç duket dhe në pamjet filmike goditja nga Bledar Çuni drejt Kuçit është kryer me armë zjarri dhe me një karrige metalike. Kuçi, ka marë dëmtime serioze në njërën këmbë, ndërsa Bledar Çuni së bashku me dy persona të tjerë janë larguar.

Çuni, dallohet qartë që mban në kokë një kapuç por fytyra e tij është totalisht e zbuluar. Në njërën dorë, mban një armë zjarri pistoletë si dhe kryen veprime të dhunshme ndaj Fabion Kuçit alias “Gucci” dhe ambjenteve të tjera të lokalit.

Pamjet filmike tregojnë se në total janë dy persona që në duar mbajnë armë zjarri, ku njëri është me xhupin e bardhë dhe tjetri është me xhupin e zi. Rrahja dhe plagosja e Fabion Kuçit jo vetëm që ka ndodhur para kamerave të lokalit, por është filmuar me telefon nga personi me xhupin e bardhë.

Gazetari Elton Qyno, përmes një kërkese për informacion dërguar në 16 shkurt 2026, prokurores së çështjes Matilda Fetahu, ka kërkuar informacion lidhur me shkaqet dhe arsyet, se pse është shmangur nga ndjekja penale shtetasi Bledar Çuni?

Por deri në këtë fazë të publikimit të këtij shkrimi prokurorja Fetahu, nuk solli asnjë informacion lidhur me këtë çështje.

Për ngjarjen në fjalë, ndaj Bledar Çunit, prokuroria nuk ka lëshuar asnjë masë sigurimi dhe njëherësh nuk ka nisur një procedim penal ndaj tij.

Çështja vijon të jetë nën hetim, ndërsa dosja vijon të pasurohet me prova të reja kundër Bledar Çunit, pasi ka dëshmuar i dëmtuari Fabion Kuçi, që jo vetëm e ka identifikuar Çunit por pamjet filmike tregojnë qartazi atë si pjesëmarës në këtë krim të rëndë.

Për këtë ngjarje asnjë person nuk është arrestuar nga policia e Durrësit. Pas krimit polica e Durrësit doli me një njoftim zyrtar ku vuri në dukje se:

“…nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15 dhjetor 2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte shtetasi Fabion Kuçi, dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi Kuçi është dëmtuar lehtë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës material…”.

Ndërkohë shkak për ndodhjen e kësaj ngjarje mësohet të jenë bërë sharjet dhe fyerjet mes dy personave në rrjetin social “Tik-Tok”. / Nga Elton Qyno – Syri.net

 

Happening now...

ideas