
Goditi punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës, shoqërohet në komisariat 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është shoqëruar në komisariat pasi ka goditur për shkak të detyred nu punonjës të Policisë Rrugore.
I riu, fillimisht nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar. Por pasi është arritur të ndalohet, ai është konfliktuar me policin, duke e lënë të lënduar.
“Rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve. Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore. Shtetasi M. F. është shoqëuar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
-
Aksident i rëndë në kthesën e Babrrusë, dyshohet për një viktimë
14 Prill, 10:44

Scandal erupts: Poll against SPAK intercepted!
ideas

Don't make fun of Berisha's old age, but of his dream of becoming a groom again.


We will finally vote!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128