Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë nga ushqimet e Sori-Al/ AKU reagon sërish: Kampion uji dhe mostra për testimin e higjienës së ambienteve

2026-05-09 15:37:58 / AKTUALITET ALFA PRESS
Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar sërish lidhur me situatën e rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, u helmuan. AKU sqaron se hetimet vijojnë hapa pas hapi dhe se pas marrjes së mostrave të ushqimeve që u siguronin nga kompania Sori-Al, tashmë është kryer edhe kampionimi i ujit të rrjetit, i cili do t’i nënshtrohet analizimit mikrobiologjik.

Gjithashtu theksohet se për të plotësuar kuadrin hetimor, ISHP ka marrë mostra për testimin e higjienës së ambienteve të punës, ku përgatitet ushqimi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me hetimin hap pas hapi të rastit të pak ditëve më parë, ku pas komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk u informuam mbi rastin e dyshuar për helmim të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, u morën masa të menjëhershme për verifikimin konkret të rastit.

Janë marrë mostra të produkteve, të cilat janë dërguar për analizim pranë laboratorit të ISUV dhe aktualisht jemi në pritje të rezultateve.

Përpos lëndëve të para dhe produkteve gati për tu ngrënë, të dyshuara, u krye dhe kampionimi i ujit të rrjetit, i cili do t’i nënshtrohet analizimit mikrobiologjik.

NJVKSH në këtë situatë, është ende duke kryer verifikimet e nevojshme.

Për të plotësuar kuadrin hetimor, ISHP ka marrë mostra për testimin e higjienës së ambienteve të punës, ku përgatitet ushqimi. Rezultatet e të cilave, do të bëhen me dije, në përfundim të procesit.

Aktualisht vijon komunikimi i ngushtë me ISHP dhe NJVKSH, nga të cilët pritet raporti i hetimit epidemiologjik, një element thelbësor për identifikimin e burimeve të infeksionit, dhe ndalimin e transmetimit të mëtejshëm.

AKU inkurajon praktikat e mira higjienike, në garantim të sigurisë ushqimore, si një masë esenciale në parandalimin e infeksioneve dhe problematikave të tjera.

Trupat inspektuese dhe stafi AKU janë në gatishmëri për ndjekjen e këtij rasti dhe të gjithë situatave ku preket siguria ushqimore.

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas