Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Do ta çoj çështjen në Strasburg

2025-12-04 17:03:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Do ta çoj

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka reaguar pas vendimit të gjykatës që i dha të drejtë moderatorit Saimir Kodra në procesin mes tyre.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Egla foli hapur për çështjen gjyqësore, jetën personale dhe projektet e reja, duke u shprehur se nuk ka ndërmend të ndalet pas këtij vendimi.

Unë jam unë, nuk ndalem në këtë histori. Deri në hënë, kam thënë unë. Deri në Strasburg nëse Shqipëria nuk i jep vëmendjen që meriton çështja.

Unë kam besim, gjithsesi, te drejtësia shqiptare. Kush është i interesuar, të mos bëhet merak, se i kam lekët për ankimim. Nuk është puna me më fal dhe të fala,” – tha Ceno.

Aktorja theksoi se kjo betejë nuk ka të bëjë me falje personale, por me parim dhe dinjitet profesional.

Gjatë intervistës, Egla foli edhe për përballjen televizive me Ermal Mamajin në “Goca dhe Gra”, duke nënvizuar se nuk mban asnjë konflikt personal me asnjë nga personazhet publikë.

“S’kam asgjë personale as me njërin, as me tjetrin,” – tha ajo, duke i dhënë fund zërave për përplasje apo armiqësi pas kamerave.

Happening now...