Oil crisis hits transport, associations: From Monday, 30% fewer urban

Nga dita e hënë flota e autobusëve të transportit publik do të reduktohet me 30%, në rast se nuk ka një reagim nga institucionet në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit. Në një dalje për mediat shoqatat, që përfaqësojnë operatorët ekonomikë thanë se po përballen me vështirësi të shumta për shkak të rritjes së kostove, por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e institucioneve qendrore apo vendore.
Ata përsëritën kërkesat, që sipas tyre do të mundësonin garantimin e vijueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së këtij shërbimi në interes të qytetarëve.
Përfaqësuesit e shoqatatve thane se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme pranë institucioneve përgjegjëse, deri në këtë moment nuk janë ndërmarrë masa konkrete për të përballuar këtë situatë.
Kërkesat e shoqatave të transportit
1- Rishikim i barrës fiskale mbi karburantin, veçanërisht në drejtim të akcizës dhe taksës së qarkullimit
2- Vlerësim i një politike të veçantë për sektorin e transportit publik për heqjen e TVSH-së
3- Aplikim i mekanizmave subvencionues, ose kompensues
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128