Italian art in mourning, famous singer-songwriter and pop music icon passes away

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare kantautori i njohur italian Gino Paoli, një ndër figurat më përfaqësuese të muzikës së lehtë italiane dhe ndër themeluesit e të ashtuquajturës “shkolla gjenoveze”.
Kjo rrymë muzikore solli emra të mëdhenj si Fabrizio De André, Luigi Tenco, Bruno Lauzi dhe Umberto Bindi.
I lindur në vitin 1934 në Monfalcone, por i lidhur ngushtë me qytetin e Gjenovas, Paoli la një gjurmë të thellë në historinë e këngës italiane përmes kompozimeve të tij të paharrueshme.
Ndër veprat më të njohura të tij janë “Il cielo in una stanza”, e bërë e famshme nga Mina, “Sapore di sale” dhe “Senza fine”, kjo e fundit e lidhur ngushtë me Ornella Vanoni, me të cilën ai pati një marrëdhënie të gjatë artistike dhe sentimentale.
Paoli e transformoi këngën italiane që nga vitet ’60, duke trajtuar dashurinë si një përvojë konkrete dhe emocionale, shpeshherë të përshkuar nga melankolia. Ai ndërthurte me mjeshtëri gjuhën e këngës popullore me vargun poetik, duke krijuar një stil unik që ndikoi breza të tërë artistësh.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128