Important development in Erion Veliaj's trial! Socialist colleague goes to defend the mayor, former MP with file in court

2026-03-24 15:06:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Important development in Erion Veliaj's trial! Socialist colleague goes to

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur që të ndryshojë mbrojtjen e tij. Këtë të martë në ambientet e GJKKO-së po mbahet seanca e dytë e gjykimit në themel ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili akuzohet për 13 vepra penale dhe ndodhet në qeli prej shkurtit të vitit të kaluar.

Mirëpo, një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur para nisjes së seancës. Kryebashkiaku Veliaj ka marrë vendimit për të ndryshuar përfaqësuesin e tij ligjor. Burime për mediat bëjnë me dije se ai do të mbrohet nga ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, duke zëvendësuar avokaten e caktuar më parë, Valentina Teodoresku.

Seanca e sotme vjen pas asaj të zhvilluar më 9 mars, ku Veliaj arriti të sigurojë pranimin e kërkesës për t’u njohur me të gjitha aktet e dosjes hetimore. Në atë seancë ai nuk ishte i pranishëm dhe u përfaqësua nga avokatja Teodoresku. Përmes një deklarate, ai kundërshtoi vijimin e procesit në këtë fazë, duke pretenduar se nuk ishte zhvilluar ende seanca paraprake.

Kujtojmë se, Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej datës 10 Shkurt 2025 dhe vazhdon të jetë në detyrë si kryebashkiak, pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dhe anuloi Dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen më 10 shtator, duke e akuzuar kryebashkiakun për 9 raste korrupsioni, përfshirë pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

E akuzuar është dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Ajo përballet gjithashtu me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, të lidhura me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, pas të cilave qëndronin vetë.

Happening now...