Mes 28 të arrestuarve të operacionit
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Shkëlzen Dacin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Fillimisht ai u dënua me 12 vite, por përfitoi ulje prej 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Daci ishte një prej 28 personave të arrestuar në korrik të vitit 2021, në kuadër të operacionit “Shpirti”. Grupi i arrestuar ishte pjesë e një rrjeti kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e ?ështjes penale që i përket procedimit penal nr. 36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Shkëlzen Daci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Alfred Konomi, Sokol Pasho dhe Migena Laska, me vendimin Nr. 60, datë 29.09.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Daci për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 283/a/1,28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Daci për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve të dhëna, i pandehuri Shkëlzen Daci dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
4. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Shkëlzen Daci me 8 (tetë) vite burgim.
5. Në aplikim të Nenit 14 të ligjit Nr.8328 datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosur” i ndryshuar i pandehuri Shkëlzen Daci ta vuajë dënimit në burgun e sigurisë së lartë.
6. Shpenzimet proceduriale i ngarkohen të pandehurit.
7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi.
8. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
