Në pranga si pjesë e një grupit kriminal, kush është Rexhep Rraja? E shkuara e errët e djalit të ish-deputetit socialist

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Të arrestuarit janë identifikuar si: Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja. Ata akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.
Por KUSH është Rexhep Rraja?
Rexhep Rraja, një nga të arrestuarit gjatë operacionit të fundit kundër grupit kriminal “Rraja”, ka një histori të gjatë të përfshirjes në dhunë dhe ngjarje kriminale. Ai është djali i ish-deputetit socialist Rahman Rraja dhe ka qenë i njohur më parë për përfshirjen në sulme të dhunshme ndaj dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja, në një incident të ndodhur në korrik 2023.
Në atë ngjarje, anëtarë të tjerë të fisit Rraja, përdorën shkopinj bejsbolli dhe armë zjarri për të kanosur dhe sulmuar viktimat, ndërsa episodet u filmuan nga vetë autorët për të intimiduar banorët e zonës.
Pas ngjarjes në kërkim u shpallën Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u tërhoq nga detyra pasi në media u bë publike video e episodit barbar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja.
Përveç kësaj, Rexhep Rraja ka qenë më parë i akuzuar për dhunë ndaj ish-partneres së tij, Xhisiela Maloku dhe rasti u bë publik nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili dëshmoi ngjarjen dhe ngriti akuza ndaj policisë për neglizhencë, por që u tërhoq më pas për shkak të mosmarrëveshjeve personale të viktimës. Rexhep kishte qenë arrestuar edhe më 2018, por u lirua pas tre muajsh nën masën e lirisë me kusht.
Në akuzë nuk reflektohet armëmbajtja pa leje e vëllait të ish-deputetit, Xhelal Rraja, që u shfaq qartë në pamjet, të cilat Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës. Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik të vitit 2023. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
Why did 35 opposition MPs sign in favor of Endri Shabani as People's Advocate?
The chains we put on ourselves!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

