Students determine elective subjects, filling out the A1 form for the 2026 State Matura begins!

2026-02-02 10:11:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Students determine elective subjects, filling out the A1 form for the 2026 State

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka bërë një mesazh për maturantët, ku ka bërë me dije se sot ka nisur procesi i plotësimit të formularit A1, përmes së cilit nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026.

Gjatë fjalës së saj ministrja theksoi rëndësinë e këtij vendimi duke theksuar se zgjedhgja e lëndëve ndikon drejtëpërdrejt në orientimin akademik dhe studimet e mëtejshme, tesksa shtoi të mos e marrin këtë vendim në mënyrë të nxituar.

“Mendojeni mirë këtë vendim të rëndësishëm, këshillohuni me mësuesit tuaj dhe me prindërit, sepse zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve tuaja,” u shpreh ministrja.

Kumbaro informoi se për maturantët e viteve të mëparshme aplikimi me formularin A1Z do të zhvillohet në datat 10–11 shkurt, ndërsa Drejtoritë Rajonale Arsimore.

“Për ata që nuk janë maturantë të këtij viti, por të viteve të mëparshme, është formulari A1Z, i njohur edhe ky për të gjithë ata që ndjekin procesin. Por mirë është ta kujtojmë që për këtë të dytin, ka vetëm dy data në dispozicion. Kemi postuar dhe kemi bërë të njohur për të gjithë aplikuesit sipas drejtorive rajonale arsimore: Në datën 2,3 dhe 4 në Tiranë, Durrës dhe Fier. Në datën 5,6 dhe 9 në Korçë dhe në Lezhë do të jenë të gjithë në dispozicion për t’ju asistuar, për t’ju ndihmuar, që nga mësuesit, drejtuesit e shkollave, drejtuesit e zyrave arsimore dhe të drejtorive rajonale”, tha Kumbaro.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes  në nisje të një jave të rëndësishme për maturantët

Nga sot, kryhet plotësimi i formularëve A1 për maturantët, të cilët plotësohen online sipas udhëzimeve të publikuara

Të dashur maturantë, para se të aplikoni, këshillohuni me mësuesit, prindërit dhe koordinatorin e karrierës dhe zgjidhni me besim në dijet tuaja, atë që ju përfaqëson më mirë

Për të gjithë kandidatët për Maturën Shtetërore (të cilët plotësojnë formularët A1Z) aplikimet do të jenë të hapura në datat  11 dhe 12 shkurt

Suksese

 

Happening now...

ideas