Bad Bunny bëhet artisti i parë spanjoll që fiton Albumin e Vitit në Grammy

2026-02-02 09:20:16 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Bad Bunny bëhet artisti i parë spanjoll që fiton Albumin e Vitit

Bad Bunny ka hyrë në histori në Çmimet Grammy, duke u bërë artisti i parë në 68 vite që fiton çmimin “Albumi i Vitit” me një album të kënduar tërësisht në gjuhën spanjolle.

Muzikanti portorikan u shpërblye për albumin e tij të gjashtë, “Debí Tirar Mas Fotos”, duke mposhtur emra të njohur si Lady Gaga, Kendrick Lamar dhe Sabrina Carpenter.

“Ky çmim është për të gjithë ata që u detyruan të lënë vendin e tyre për të ndjekur ëndrrat”, u shpreh ai.

Gjatë mbrëmjes, disa artistë shprehën hapur mbështetjen për emigrantët, ndërsa në tapetin e kuq u panë edhe mesazhe proteste kundër autoriteteve të imigracionit

Ndërkohë, Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas fituan çmimin “Kënga e Vitit” për “Wildflower”, duke e marrë këtë trofe për herë të tretë që nga viti 2020.
Në fjalën e saj, Eilish theksoi rëndësinë e reagimit dhe protestës në kohë të vështira, duke nënvizuar se zëri i artistëve dhe i njerëzve ka rëndësi.

Ceremonia e këtij viti u karakterizua jo vetëm nga fituesit, por edhe nga mesazhe të forta sociale dhe politike.



Happening now...

ideas