Berisha does not stop the attacks, "tells" what he saw in SPAK: Kraja was counting the money, Dumani together with Poja

2026-02-02 10:40:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha does not stop the attacks, "tells" what he saw in SPAK: Kraja

Lideri i të djathtëve, Sali Berisha u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të masës së tij të sigurisë “Detyrim paraqitje”, lidhur me dosjen “Partizani”.

Ashtu sikurse tanimë është kthyer në traditë për ish-kryeministrin, edhe në këtë të hënë të parë të muajit shkurt, Berisha ka lënë një “pusullë” në Prokurorinë e Posaçme.

Ai ka sulmuar sërish ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke i kujtuar kështu se e “drejtësia vonon, por nuk harron” dhe se ai do të “ndëshkohet” sipas Berishës për lidhjet e tij me kriminelët dhe mbrojtjen që i bën qeverisë dhe gjyqtares Irena Gjoka.

“Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron. Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar”, tha Berisha, duke cituar kështu se ky ishte shënimi që la në SPAK.

*Momenti kur Berisha shkoi në SPAK

Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë Demokratike u ndal dhe te ajo që pa brenda ambienteve të Strukturës së Posaçme. Sipas Berishës, aty ndodhej Dumani dhe Arben Kraja, duke ironizuar më tej dhe lidhjet që ata kanë sipas ish-kryeministrit me eksponentë të krimit.

“Por para se të ndalem në këtë vendim, unë e kuptoj se ju prisni me padurim t’u rrëfej se çfarë pashë brenda unë gjatë këtij kalimi të shkurtër.

Aty ishte Altin Troplini apo Poja i Skapit, i cili ishte ulur me tre personazhe, me Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra sepse si avokat i tyre po u bënte shpjegime për çështjet.

Së dyti, ndodhej ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Kraja, i cili po numëronte para me Oltion Bistrin. Po, po, se e shoh që e dëgjoni me skepticizëm. Por aty ishin të dy. Këto ishin ato që pashë unë sot”, tha Berisha.

 

Happening now...

ideas