Livestock smuggling mafia, is food security or national security being compromised?

We have previously addressed the issue of live cattle smuggling and their uncontrolled movement under the nose of law enforcement agencies, but based on the following facts, it seems that no measures have been taken to prevent and stop illegality related to smuggling, so that today the question arises: "Are we dealing with a violation of food safety or a violation of national security?".
We have previously addressed the issue of live cattle smuggling and their uncontrolled movement under the noses of law enforcement agencies, and based on this, we thought we would have a positive approach and reaction from these agencies, but apparently the opposite has happened. The latter, based on the presentation of the following facts:
On 25.01.2026, the Minister of Agriculture, Andis Salla, appears alongside Arjan Hallaci in Kukës, advertising his business as a success story, where since 2008, over 300 calves have been raised in his stables, which he distributes throughout Albania. So far, we are ok, but if we go back in time, around November 2025, the General Directorate of Taxes, after a control operation in three livestock companies, has found around 10 million euros in tax evasion.
Specifically: Kazazi in Kavaja, Hallaci in Kukës and Tafaj in Fier, finding an imbalance between purchase and sales invoices. It is not known why the Tax Directorate did not investigate this scandal further, but simply settled for a ridiculous fine. (Photo of the Minister of Agriculture Andis Salla, with Arjan Hallaci on one side and Eduart Shalesi on the other, speaks louder than the facts themselves).
Below, we explain the mechanism of how these entities commit smuggling and violate the law to citizens who are affected by this illegality, but also by food safety problems, as well as by the lack of control of meat imported by these entities, which directly violates their health.
On 13.12.2025, at the Morinë customs point, anti-smuggling forces, at the exit of the Republic of Albania, stopped a truck of Kazazi sh.pk, with live calves, which had been loaded in Romania and entered through the Kakavijë customs point, with final destination Pristina, Kosovo, on behalf of Meli sh.pk (Meli sh.pk, a company from Kosovo, dealing with the import-export of cattle).
Pas kontrollit fizik dhe të dokumentacionit, rezultuan mospërputhje të peshës dhe të numrit të viçave që kishte të ngarkuar, të cilat binin në kontradiktë me peshën dhe numrin e krerëve të shënuara në procesverbalin e hyrjes në Kakavijë dhe në deklaratën doganore të hyrjes. Në momentin e hyrjes, në doganën e Kakavijës figuronin 86 krerë viça me peshë deri në 160 kg, ndërsa në kontrollin fizik në Morinë figuronin vetëm 23 krerë (pra 60 viça ishin shkarkuar rrugës). Për më tepër, pesha e kamionit kishte tre ton diferencë në raport me peshën e shënuar në dokumentacionin shoqërues.
Ky fakt ngre dyshime edhe për procedurën e peshimit në doganën e Kakavijës (që lë për të dëshiruar), pasi nëse diferenca ishte tre ton dhe 60 krerë ishin më pak sesa në momentin e peshimit në doganën e Kakavijës, kjo do të thotë që një viç të peshonte 50 kg, kur në fakt një viç i sapolindur i asaj race peshon minimalisht rreth 60–70 kg.
Pra sasia prej 60 viçash ishte futur kontrabandë nga ana e subjektit Kazazi sh.p.k. dhe ishin shkarkuar në thertoren e tij në Kavajë, për t’u therur dhe më pas për t’u hedhur në tregun shqiptar, minimalisht duke iu shmangur detyrimeve tatimore dhe atyre doganore.
Më e keqja, të pakontrolluara dhe të sëmura, u janë servirur konsumatorëve shqiptarë, pasi duke qenë të pakontrolluara është shmangur afati 21-ditor i karantinimit që e përcakton ligji shqiptar, përpara se kafshët e importuara të hidhen në treg.
I çuditshëm është edhe fakti pse Meli sh.p.k. duhet të përdorte kamionët e Kazazi sh.p.k. për të transportuar viça nga Rumania, kur në fakt Meli sh.p.k. zotëron një flotë kamionësh që importon viça e lopë nga e gjithë Europa.
Edhe kjo pyetje e ka një përgjigje. Meli sh.p.k., kompani nën pronësinë e Mensur Bunjakut, një emër mjaft i njohur për Policinë dhe Doganat e Kosovës për shkak të problematikave që ky i fundit ka pasur, si me mosrespektimin e procedurave doganore, ashtu edhe me konfliktet dhe përplasjet e shumta me Policinë e Kosovës.
Gjithashtu, më dt. 22.10.2025, Meli sh.p.k. ka ngarkuar në Rumani një sasi të konsiderueshme viçash, me destinacion tregun kosovar, duke kaluar tranzit nga pika doganore Kakavijë nëpërmjet territorit të Shqipërisë. Në dalje të Republikës së Shqipërisë, në pikën doganore Morinë, kamioni ka figuruar bosh, pasi sasia me viça ishte shkarkuar rrugës dhe më konkretisht në Kavajë, në ambientet e Kazazi sh.p.k. Kjo sasi po ashtu është hedhur në treg dhe i është servirur konsumatorëve shqiptarë jashtë çdo kontrolli veterinar, duke u shmangur nga detyrimet tatimore dhe ato doganore, si dhe duke mos respektuar afatin 21-ditor të karantinimit.
Rreth muajit tetor, kamionët e ngarkuar me viça të Meli sh.p.k. janë kthyer pas në kufirin me Malin e Zi, për parregullsi me numrin e viçave që kishin të ngarkuar, të cilat ndryshonin nga ato të shënuara në dokumentacionin shoqërues të mallit. Nëse do të ishte lejuar të kalonte nga autoritetet malazeze, ky kamion, pasi do të kalonte tranzit nëpërmjet doganës së Hanit të Hotit, do të vijonte me shkarkimin e sasisë së tepërt të viçave në Kukës (të Hallaci sh.p.k.) dhe më pas do të mbërrinte në destinacionin final, Prishtinë, Kosovë.
Po të shohësh deklaratat doganore të Meli sh.p.k., vërehet që brenda disa muajve të vitit të kaluar figurojnë me qindra hyrje-dalje të kamionëve të këtij subjekti në territorin e Republikës së Shqipërisë për llogari të Hallaci sh.p.k., Kazazi sh.p.k. dhe Maçi Grup nga Lushnja, si dhe qindra raste të tjera ku kamionët e ngarkuar me viça kalonin tranzit nëpërmjet doganës së Hanit të Hotit për në atë të Morinës. Këto veprimtari kanë vazhduar deri më dt. 18.09.2025, kur me urdhër të ministres Anila Denaj u bllokua tranziti nëpërmjet Shqipërisë nga Mali i Zi, për shkak të sëmundjes së gjuhës blu (pra, një pjesë e mirë e sasisë së viçave të kamionëve të sipërpërmendur është futur kontrabandë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke iu shmangur detyrimeve tatimore dhe doganore, si dhe kryesores, kontrollit të organeve veterinare, duke shmangur afatin 21-ditor të karantinimit, duke cenuar rëndë sigurinë ushqimore dhe duke shndërruar këtë sasi mishi në rrezik potencial për konsumatorët shqiptarë).
Pikërisht në këtë moment futet në lojë Arjan Hallaci, miqtë e tij dhe ortakët në biznes, në kupolën e Ministrisë së Bujqësisë, për të zhbllokuar hyrjen e kamionëve me viça nga kufiri me Kosovën, veprim që ishte ndaluar rreth muajit gusht për shkak të sëmundjes së gjuhës blu. Kjo gjë bëhej për t’ua imponuar furnizimin tregtarëve, të cilët nuk furnizoheshin te Hallaci & Kazazi & Meli sh.p.k., por përdornin kufirin e Hanit të Hotit për të importuar viça nga shtetet e Europës.
Për të mundësuar hapjen e kufirit me Kosovën (edhe pse Arjan Hallaci, gjatë kohës që kufiri ishte i mbyllur, i kalonte kamionët me viça njëri pas tjetrit, saqë brenda një nate ka arritur të fusë në stallat e tij në dalje të Kukësit deri në 500 krerë viça, të cilët i ka shpërndarë më pas në të gjithë Shqipërinë, viça të pakontrolluar dhe pa certifikatë veterinare, duke iu shmangur detyrimeve tatimore dhe doganore), Arjan Hallaci mundësoi një drekë pune përballë kompleksit Taiwan në Tiranë, ku të pranishëm në atë drekë, përveç tij, ishin edhe Mensur Bunjaku i Meli sh.p.k., Avdyl Zhdrella – importues bagëtish, së bashku me disa tregtarë të tjerë viçash nga Kosova, si dhe krerët e veterinarisë së Kosovës dhe ata të Ministrisë së Bujqësisë së Shqipërisë.
Pas disa gotash vere të pira në ambientet e restorantit La Voglia, u vendos që importet e viçave nga Kosova do të lejoheshin, por me disa rregulla të reja. Të gjithë tregtarët nga Shqipëria që do të furnizoheshin me viça në Kosovë do t’i paguanin Arjan Hallacit për pajisjen me dokumentacion eksporti shumën prej 0.40 € për kg, ku ky i fundit do t’u siguronte kalim të sigurt në doganë, edhe pse pesha do të ishte sa 1/2 e peshës reale të mallit të ngarkuar dhe numri i krerëve faktikë në kamionë do të ishte më i madh; kjo tolerancë do t’u ofrohej tregtarëve që ata të fitonin më shumë, duke mos marrë parasysh se ky veprim do të fuste një sasi të pakontrolluar të gjësë së gjallë dhe përbënte cenim të sigurisë ushqimore dhe rrezik për konsumatorët shqiptarë.
Aq e madhe ka qenë sasia e viçave e futur nga Hallaci sh.p.k., saqë sot e kësaj dite, në sistemin RUDA të fermës së Arjan Hallacit në Kukës figurojnë ende sikur në atë fermë në këtë moment mbarështrohen 950 krerë viça, kur në fakt, duke vërejtur fotot e postuara në Facebook-un e ministrit të Bujqësisë Andis Salla, nuk figurojnë as 1/3 e kësaj sasie. Pra, jemi përpara një fakti të pakundërshtueshëm se ky subjekt, përpos kontrabandës, ka kryer edhe evazion fiskal duke iu shmangur detyrimeve tatimore dhe atyre doganore. Ky pakt u finalizua me dt. 16.10.2025, me urdhrin nr. 1011 të firmosur nga ministri i Bujqësisë Andis Salla, për të cilin Arjan Hallaci mburrej se ishte firmosur në prezencë të tij.
Pas kësaj, nisur edhe nga deklaratat doganore, kamionët me viça të pajisur me certifikata veterinare fiktive nën mbikëqyrjen e Arjan Hallacit dhe Meli sh.p.k. filluan të vërshonin lumë në territorin e Shqipërisë, duke e mbushur tregun me mish të pakontrolluar dhe të sëmurë që Hallaci & Kazazi & Meli sh.p.k. e kanë shpërndarë me dokumentacion jo të rregullt në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, konkretisht në Korçë, te Lush Kolami (i cili, edhe pse nuk disponon një licencë për mbarështimin e kafshëve, disponon në kundërshtim me ligjin mbi 200 krerë lopë e viça, të cilat figurojnë në emër të fermerit, nënës së tij 80-vjeçare, viça dhe lopë të pakontrolluara, të cilat ky i fundit i shet në dyqanin e mishit të tij, duke iu shmangur detyrimeve doganore, TVSH-së dhe detyrimeve tatimore, pasi këto viça i shoqëron me fatura fiktive sikur janë të blera nga fermeri, nëna e tij), Aleksandër Limka (personazh i njohur në qytetin e Bilishtit si kontrabandist, i proceduar disa herë nga organet ligjzbatuese, të cilit vitin e kaluar iu hoq licenca, pasi nga kontrollet e bëra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AKVMB, z. Sulejman Llolli, figuruan kafshë të sëmura me brucelozë, kafshë që tregtoheshin në dyqanin e mishit të këtij të fundit në qytetin e Bilishtit; pas heqjes së licencës, ky individ, me ndihmën e ish-drejtorit të AKVMB Elbasan, Fatmir Ozuni, si dhe atij të Korçës, Ilir Gishto, në kundërshtim me ligjin u ripajis me licencë të re, në po të njëjtin ambient dhe adresë ku figuronte licenca e parë, por tashmë me emër të ri, të kunatit të tij, z. Daniel Meçe, edhe pse ambientet ishin të vogla dhe nuk lejonin mbarështimin e më shumë se 40 krerëve, këtij të fundit iu miratua licenca për 150 krerë), Devi Bylykbashi (i cili figuron formalisht, pasi licenca i është dhënë Aleksandër Limkës, i cili është pronar de facto i kësaj ferme, të cilën e furnizon me viça të importuar nga Greqia nga zona nën karantinë, që më pas, me dokumente të falsifikuara, shënohen sikur futen nga zona e Igumenicës; kjo gjë bëhet për t’u lejuar këtyre viçave të sëmurë hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë), Nikolin dhe Kristi Bezati në Maliq (që sipas informacioneve, pas këtyre të dyve qëndron ish-ministri i Bujqësisë dhe vëllai i tij), Mondi i Trenit, i cili pasi blen viça të sëmurë nga Aleksandër Limka, i mbarështon ato dhe më pas i shet në restorantet më me zë të qytetit të Korçës; skandali arrin deri aty sa këtë sasi mishi të pakontrolluar e konsumojnë edhe vetë inspektorët e organeve ligjzbatuese, të cilët frekuentojnë një mëngjezore të famshme në dalje të qytetit të Korçës, Gezim Dema në Kashar (i cili, pasi i fut kontrabandë viçat nga Kosova, i ther në kundërshtim me ligjin në ambientet e fermës së tij dhe i tregton në bar-restorantet pranë City Park-ut), e deri te Zamir Meta (i cili disponon një thertore ilegale dhe furnizon të gjitha lokalet më të famshme të zonës së Dajtit), ky i fundit kasap komshi i kryeministrit.
We will discuss these legal violations and the way in which sick and dead calves, smuggled into the territory of the Republic of Albania from Kosovo through the Morinë customs point and from Greece through the Kakavijë border point, after being provided with fictitious veterinary documents by veterinarians in Korça, Maliq, Lushnja and Fier (we will also address the fact that the main person responsible for food safety control for the southern region of Albania has his own farm, a poultry farm, in complete violation of the law and conflict of interest), are then put on the market to be consumed by the citizens of these cities and beyond as "ORGANIC meat", but not only that, in more detail in the coming days./Alfapress.al
Happening now...
ideas
Një ftesë për bashkim me dhunë ndaj Lapajt
The great loneliness of the West and liberal democracy
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
