The 'Blue Borgo' resort in Velipojë is back, residents are waiting for them with protests: You are robbing us of our property!

2026-02-02 14:50:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

The 'Blue Borgo' resort in Velipojë is back, residents are

Biznesmeni Bashkim Ulaj ka rikthyer fadromat për të ndërtuar resortin luksoz “Blue Borgo” në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë.

Ky projekt prej një viti po has me kundërshtinë e banorëve të zonës, të cilët hedhin akuza ndaj botuesit pranë familjes Berisha, se u ka rrëmbyer pronat.

Disa protesta janë organizuar edhe një vit më parë nga banorët, ndërsa fadromat sot kanë nisur punën për ndërtimin e rrugës që të çon drejt resortit me 5 yje, që është planifikuar të ndërtohet në perlën e Adriatikut, pranë Ranës së Hedhun.

Sipas banorëve punimet kanë nisur gjatë natës dhe se ndërtuesi Ulaj po u grabit pronat, për të cilat thonë se i kanë që në kohën e Zogut dhe janë ende në proces gjyqësor.

“Ne s’kemi marrë asnjë informacion, kur do të nisësh një punë si Bashkim Ulaj, vihet një tabelë dhe që do merret toka. E grabitën, kjo është distancë e grabitur. Ne nuk kemi ditur gjë. Kryetari i Bashkisë nuk na përqas. Do mblidhemi me çfarëdo lloj mjeti dhe këtu do bëjmë gjakderdhje, do bllokohet rruga nëse nuk na japin përgjigje”, tha një banor Zef Shullani.

Punimet kanë nisur gjatë natës, pa dijeninë e fshatarëve. Këta janë njerëz spontanë që kanë ndodhur këtu, do vijnë nga jashtë shtetit edhe trashëgimtarët e pronës. Këta prentojnë të vazhdojnë rrugën këtu, për të shkuar te prona. Kjo rrugë që kalon këtu, është e fshatarëve, sot jemi për rrugën dhe për pronën. Balluku s’ka të drejtë ti japë leje ndërtimi, kur ne e kemi bërë publike dhe aq më tepër që jemi në proces gjyqësor për fitimin e pronës sonë si pronar të vjetër. Ne do bllokojmë rrugën Shëngjin-Velipojë, do ketë përplasje fizike. Liria jonë është prona, këtë liri që kemi pas, edhe këtë duan me na e marrë. Këta vijnë natën, firmosin natën, ne vetëm kur shohim fadromat”, tha një tjetër banor.

Nëse punimet nuk ndalen, banorët theksojnë se do të bllokojnë rrugën Shëngjin-Velipojë.

“Toka është e jona, çfarë do ai? Do rrëmujë, do luftë? Shkojmë në shtet, shtet nuk ka. Ankohet fukarai, fukarait i vihet këmba. Edhe në ligjim kemi për ta bërë në shtëpinë tonë. Toka është e jona, duam vendin tonë. Ai do me e marrë fal. Ne e kemi që në kohën e Zogut. Ne do të bisedojmë me njëri-tjetrin dhe do të veprojmë”, tha banori Gëzim Pjeshka.

Ndërtimin e këtij resorti banorët e kanë çuar edhe në dyert e SPAK. Vitin e kaluar ata kanë depozituar një kallëzim, përmes së cilit pretendojnë se Bashkim Ulaj në bashkëpunim me kreun e PL në Malësi të Madhe, Fatmir Shpallzaj u kanë grabitur pronat.

Ata akuzojnë botuesin dhe biznesmenin pranë Berishës se u mori pronat duke përdorur fuqinë dhe pushtetin e tij dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve.

Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik "Blue-Borgo” nga "Gener 2"  “Aba Blue Borgo”, sh.p.k.

Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

Happening now...

ideas