Germany paralysed by public transport strike: Unions demand better wages and holidays

2026-02-02 14:31:17 / BOTA ALFA PRESS

Germany paralysed by public transport strike: Unions demand better wages and

Sindikatat kërkojnë turne më të shkurtër, pushime më të gjata mes ndërrimeve dhe pagesë më të lartë për punën gjatë natës dhe fundjavës. Nga ana tjetër, bashkitë thonë se po përballen me kufizime serioze buxhetore.

Gjermania bllokohet nga greva e transportit publik, Sindikata: Kërkojmë paga më të larta e pushime më të gjata! Trenat e bllokuar nga greva në Gjermani

Dhjetëra mijëra punonjës të transportit publik lanë punën dhe dolën në grevë në Gjermani, duke bllokuar shërbimet e autobusëve dhe tramvajeve në shumicën e qyteteve. Aksioni u thirr nga sindikata Verdi, pas dështimit të bisedimeve me punëdhënësit lokalë dhe rajonalë.

Greva prek rreth 150 kompani transporti komunale në 15 nga 16 landet e Gjermanisë, përfshirë Berlinin, Hamburgun dhe Bremenin. Sipas sindikatës Verdi, në protestë janë përfshirë dhjetëra mijëra punonjës nga rreth 100 mijë që sindikata përfaqëson në këtë sektor.

Sindikatat kërkojnë turne më të shkurtra në kohë, pushime më të gjata mes ndërrimeve dhe pagesë më të lartë për punën gjatë natës dhe fundjavës. Nga ana tjetër, bashkitë thonë se po përballen me kufizime serioze buxhetore.

Greva u zhvillua në kushte të vështira moti, me temperatura nën zero në shumë zona të vendit, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen për qytetarët që u detyruan të kërkojnë alternativa.

Ndërkohë, linja e transportit Deutsche Bahn bëri të ditur se shërbimet e saj, përfshirë trenat urbanë S-Bahn dhe linjat e gjata, po funksionojnë normalisht, pasi punonjësit e saj nuk përfaqësohen nga Verdi.

Bisedimet mes sindikatës dhe shoqatave të punëdhënësve kanë qenë të tensionuara. Në Berlin, përfaqësuesit e Verdi thonë se operatorët kërkojnë që punonjësit të heqin dorë nga përfitime si pagesa e sëmundjes dhe oraret fleksibël për të financuar përmirësime.

Raundi i radhës i negociatave është planifikuar për 9 shkurt. Sindikatat kanë paralajmëruar se greva të tjera mund të pasojnë nëse nuk ka lëshime konkrete nga punëdhënësit.

 

Happening now...

ideas