Hearing for Veliaj/ The mayor requested the lawyer's dismissal, Teodorescu: I didn't have time, the taxi was only waiting for me for an hour

2026-02-02 13:29:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Hearing for Veliaj/ The mayor requested the lawyer's dismissal, Teodorescu:

Ka nisur në orën 11:00 në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Prej më shumë se një ore, seanca për dosjen “Veliaj” vijon me debate të forta, ndërsa vetë kryebashkiaku ka mbajtur jalën para gjyqtares Etleva Deda.

Kjo seancë zhvillohet një ditë pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë seancës gjyqësore, Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, duke pretenduar se nuk iu dha e drejta për t’u mbrojtur në mënyrë efektive.

Për sa i përket largimit të Valentina Teodoreskut nga mbrojtja, avokatja falas nga shteti tha se “nuk i kishte dalë koha ta takonte Veliajn dhe se ajo ka fuqi ligjore për ta mbrojtur”.

Avokatja kryesisht deklaroi se taksia e kishte pritur vetëm një orë në IEVP Durrës, çka sipas saj nuk i kishte dhënë kohë të mjaftueshme për t’u njohur me aktet e dosjes. Për këtë arsye, ajo kërkoi shtyrjen e seancës, por kërkesa u rrëzua nga Gjykata e Posaçme.

Gjyqtarja Etleva Deda ka kaluar në konkluzionet përfundimtare, duke e cilësuar si të ezauruar fazën e mbrojtjes. Seanca paraprake për dosjen “Veliaj” vijon ende në GJKKO.

 

Happening now...

ideas