Kërkon moblizim, Berisha paralajmëron “ngujim” në Bulevard: Po e kërkojnë qytetarët, drejt asaj do shkojmë

2026-02-02 13:56:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërkon moblizim, Berisha paralajmëron “ngujim” në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për intensifikimin e aksionit opozitar, duke e cilësuar protestën si rrugën e vetme për t’u përballur me qeverinë.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se data 10 shkurt do të jetë një moment i rëndësishëm i asaj që ai e quajti “kryengritje paqësore” kundër regjimit.

Sipas Berishës, zemërimi qytetar është i prekshëm në takimet që përfaqësuesit e opozitës po zhvillojnë në terren dhe ky reagim, tha ai, do të shprehet në rrugët dhe sheshet e Tiranës. “Kjo javë duhet të jetë një përkushtim i plotë dhe total në takimet me qytetarë, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë”, u shpreh kreu i PD-së.

Ai theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët përmes bisedave, sqarimeve dhe debateve, duke akuzuar qeverinë për përdorim të propagandës. Berisha e cilësoi këtë propagandë si “toksike”, ndërsa mediat që, sipas tij, mbështesin qeverinë i akuzoi për glorifikim të skajshëm.

Duhet t’i kundërvihemi propagandës në takime me qytetarët dhe të denoncojmë propagandën e turpshme të mediave që paguhen nga qeveria”, tha Berisha, duke kërkuar mobilizim maksimal të strukturave të PD-së në ditët në vijim.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar ai tha se këtë po e kërkojnë qytetarët.

“Janë më qindra demokratë që më thonë “nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën”. Drejt asaj do shkojmë në mënyrë të pashmangshme. Ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët dhe popullin opozitar”, tha Berisha.

 

Happening now...

ideas