Sherr mes të rinjve në Korçë me grushte dhe sende të forta, një i plagosur

Sherr mes të rinjve në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës, në afërsi të kinemasë.
Sipas burimeve, mësohet se në konflikt janë përfshirë disa të rinj të cilët janë goditur me njëri tjetrin, me grushte ndërsa dyshohet se janë përdorur edhe sende të forta, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
Në spital ka mbërritur i dëmtuar një person i cili sipas burimeve nga bluzat e bardha, ka dëmtime në trup pasi dyshohet që pasi është goditur, është rrëzuar në kangjëlla dhe ka pësuar çarje.
I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spital ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pasi pas konfliktit, të rinjtë e përfshirë janë larguar nga vendngjarja.
Nga ana e grupit hetimor, po sekuestrohen kamerat e sigurisë që ndodhen në bizneset e zonës, si edhe po pyeten persona që mund të kenë qenë prezentë në momentin e sherrit. Priten detaje të tjera në vijim.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
The Hungarian lecture and 4 messages for the political establishment in Albania
Viktor Orban dictator?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128