Vdes në QSUT i dënuari për vrasje/ Prej ditësh i shtruar në gjendje të rëndë, dyshohet se…

2026-05-25 21:22:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vdes në QSUT i dënuari për vrasje/ Prej ditësh i shtruar

Një i dënuar për “Vrasje me dashje” ka ndërruar jetë këtë të diel në ambientet e QSUT.

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të burgjeve, viktima është shtetasi me inicialet A.B., i datëlindjes 1 korrik 1953, lindur dhe banues në Fier, i cili humbi jetën rreth orës 12:20.

I dënuari ishte transferuar në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë më 27 nëntor 2021, ku vuante dënimin me masë mjekimi të detyruar.

Sipas autoriteteve, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ai ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas ishte transferuar për trajtim të specializuar në QSUT.

Mjekët paraprakisht dyshojnë se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak.

“Sot, më datë 25.05.2026, rreth orës 12:20, ka ndërruar jetë pacienti A.B., i dënuar për veprën penale ‘Vrasje me dashje’, i cili ishte i shtruar prej datës 17.05.2026 në urgjencën e QSUT-së”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Happening now...

ideas