Zgjedhja e kreut të ri të FBI-së shqiptare, caktohet data se kur do mblidhet KLP për të votuar nëse pranon propozimin e SPAK-ut për BKH-në

2025-12-03 14:19:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zgjedhja e kreut të ri të FBI-së shqiptare, caktohet data se kur

Brenda javës së ardhshme do të mësohet edhe emri i drejtorit të ri të FBI-së shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prokuroria e Posaçme mbylli procedurën e përzgjedhjes dhe pas konkursit u shpall si kandidatura fituese Joni Keta (foto kryesore).

Sipas procedurës së garës, tani emri i tij duhet të kalojë në KLP për votim.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9 dhjetor, ora 11:00, për të zhvilluar mbledhjen për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas procedurës dhe rregullores, KLP do të votojë nëse e pranon propozimin e SPAK, për të zgjedhur Joni Ketën në krye të BKH-së, për një mandat 5 vjeçar.

Keta arriti të fitonte në garën me 7 kandidatët e tjerë që kishte përballë.

 

Happening now...