Balluku ende e lirë, Rama mbron ish-zëvendësen e tij dhe bën një krahasim: Në Francë ministri u akuzua për pedofili edhe nuk iku nga detyra…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përgjegjësia e tij politike përfundon aty ku nis puna e drejtësisë, rederuar skandaleve të fundit me SHISH, Vlora hyseni, Ergys Agasin, ish-zëvendës kryeministren Belinda Balluku.
Rama solli si shembull Francën, duke iu referuar rastit të një ministri që, sipas tij, u përball me akuza të rënda, por nuk u largua menjëherë nga detyra dhe më pas u shpall i pafajshëm.
“Kushdo që tradhton qëllimin e përbashkët duhet të përballet me gjyqësorin. Franca, vend padiskutueshmërisht i fortë nga pikëpamja institucionale, ministri u akuzua për pedofili, nuk u largua nga detyra, as presidenti nuk mori përgjegjësi. Gjykata e shpalli të pafajshëm dhe sot është prapë në detyrë”, deklaroi Rama.
Kryeministri e përdori krahasimin për të argumentuar se përballja e një zyrtari me drejtësinë nuk duhet të përkthehet automatikisht në përgjegjësi të kreut të qeverisë.
“Këto janë qasje që gjithkush i bën sipas vendit, por në rastin tonë askush nuk merr në mbrojtje dikë që hyn në sferën e gjyqësorit. Këtu nis dhe mbaron përgjegjësia ime politike”, tha Rama.
Balluku vijon të jetë në qendër të debatit për çështjet e saj me drejtësinë. Rama ka këmbëngulur se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre dhe se përgjegjësia penale është individuale.
Po ndodh...
The siege of Rama and Berisha by SPAK!
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128