Protestuesit marshojnë me flakadanë: Shqipëria kërkon revolucion
“Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën” dhe “Arresto Ballukun” janë disa prej thirrjeve që shoqërojnë marshimin e protestuesve në rrugët e Tiranës mbrëmjen e sotme.
Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar tubimin me marshim në kryeqytet. Edhe këtë mbrëmje, marshimi kryesohet nga studentë, ndërsa në kor dëgjohen thirrje për arrestimin e zyrtarëve të lartë dhe për ndryshime politike.
“Shqipëria kërkon revolucion” është një tjetër prej sloganeve të përdorura gjatë protestës.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë ndezur edhe flakadanë, duke krijuar një atmosferë më të tensionuar dhe duke i dhënë një tjetër pamje protestës.
Protesta e sotme u zhvillua në një ditë kur në Tiranë ndodhej Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.
Për shkak të masave të policisë dhe kufizimit të lëvizjes pranë Kryeministrisë, qytetarët u organizuan në pika të ndryshme përgjatë Bulevardit, pasi nuk u lejuan të zhvillonin tubimin pranë godinës së Kryeministrisë.
Po ndodh...
The siege of Rama and Berisha by SPAK!
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128