Kullat pushtojnë Tiranën dhe bregdetin/ KKT kalon 16 projekte, gradaçela deri në 43 kate
Të paktën 16 leje që kanë kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit në mbledhjen e datës 17 korrik parashikojnë projekte ndërtimi me lartësi 15 kate e më shumë, ku pjesa më e madhe janë të përqendruara në Tiranë, ndërsa një pjesë tjetër lidhet me zonat bregdetare.
Vendimet janë për leje zhvillimi, ndërtimi apo rishikim të atyre ekzistuese dhe përfshijnë godina rezidenciale, struktura shërbimi, hotele dhe komplekse me funksione të kombinuara. Në listën e miratuar dominojnë ndërtesat shumëkatëshe në kryeqytet, ku përfshihen disa prej projekteve me lartësinë më të madhe.
Ndër projektet më të larta është Garda Tower, me 43 kate mbi tokë për të cilën është kërkuar rishikim i kushteve gjatë ndërtimit , ndërsa M-21 parashikon një godinë shërbimi dhe banimi me 26 kate mbi tokë.
Në Tiranë janë miratuar gjithashtu Elite Tower me struktura deri në 24 kate, Vertical Village me deri në 23 kate, si dhe projekte të tjera rezidenciale dhe shërbimi me 15 deri në 19 kate.
Në listën e projekteve të reja përfshihet edhe zhvillimi i Rijetëzimit të Stadiumit “Selman Stermasi”, ku parashikohen dy struktura të veçanta: një strukturë shërbimi dhe hoteleri me 23 kate dhe një strukturë shërbimi e banimi me 25 kate. Ky projekt është pjesë e nismës që ka nisur qeveria përmes Korporatës Shqiptare të Investimit.
Përveç Tiranës, disa prej projekteve me lartësi të konsiderueshme janë të përqendruara në zonat bregdetare.
Në Durrës është miratuar një kompleks rezidencial dhe shërbimesh me 20-21 kate, ndërsa në Vlorë janë dhënë leje për objekte me deri në 16 kate. Në zonën e Shëngjinit është miratuar gjithashtu projekti “Duna”, një godinë shërbimi dhe banimi me 1-15 kate mbi tokë.
Krahas projekteve të ndërtesave shumëkatëshe, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit janë shqyrtuar dhe miratuar edhe një sërë lejesh për investime në infrastrukturë dhe energji.
Në sektorin energjetik janë përfshirë disa projekte për prodhim të energjisë elektrike, përfshirë hidrocentrale dhe impiante fotovoltaike me kapacitete të ndryshme që shkojnë deri në dhjetëra megavat.
Projektet(leje ndertimi/ zhvillimi ose rishikim i kushteve te ndertimit)
- Rijetëzimi i Stadiumit Selman Stërmasi – Tiranë
- Strukturë shërbimi, hoteleri 23 kate dhe 20 kate mbi tokë
- Strukturë shërbimi, banimi 25 kate dhe 21 kate mbi tokë
- Godinë shërbimi dhe banimi – Invest Society – Tiranë
- 1-15 kate mbi tokë, me 4 kate parkim nëntokë
- Godinë banimi, shërbimi dhe hoteleri – Elbavo – Tiranë
- 3-14-17-19 kate
- Vertical Village – Tiranë
- Objekt banimi dhe shërbimesh 8-23 kate mbi tokë
- Uzina Residence – Tiranë
- Rezidencë 16 kate mbi tokë
- Elite Tower – Tiranë
- Godinë banimi dhe shërbimi me 16 dhe 24 kate mbi tokë
- Kompleks rezidencial dhe shërbime – Durrës
- 6-7 dhe 20-21 kate mbi tokë
- Scarlet Tower – Tiranë
- Strukturë me funksione komplekse, shërbim dhe rezidencial me 12, 13, 14, 15 kate mbi tokë
- Vertical Community – Tiranë
- Objekt rezidencial dhe shërbime me 12, 15, 17, 18 kate mbi tokë
- M-21 – Tiranë
- Objekt shërbimi dhe banimi 26 kate mbi tokë
- Garda Tower – Tiranë
- Objekt banimi, hoteleri dhe shërbime 43 kate mbi tokë
- Godinë banimi dhe shërbime – Vlorë
- 1-16 kate mbi tokë
- Objekt banimi dhe shërbimi – Tiranë
- 10, 12, 14, 15 dhe 16 kate mbi tokë
- Godina banimi dhe shërbimi – Kamëz
- 13 dhe 16 kate mbi tokë
- The Wave – (Spille)Rrogozhinë
- Apart-Hotel 15 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë
- Duna – Shëngjin, Lezhë
- Godinë shërbimi, banimi 1-15 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë./Monitor
Po ndodh...
The siege of Rama and Berisha by SPAK!
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128