Britania e Madhe e gatshme të negociojë marrëveshjen e mbrojtjes me BE-në

2025-04-01 07:29:56 / BOTA ALFA PRESS
Britania e Madhe e gatshme të negociojë marrëveshjen e mbrojtjes

Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se Londra është e gatshme për bisedime për një marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Bashkimin Evropian.

“Tani është koha për të forcuar bashkëpunimin me partnerët tanë për të garantuar sigurinë tonë në vitet në vijim,” tha ai në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais. Lammy kujtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk është më anëtare e BE-së. “Ne po punojmë me partnerët tanë evropianë dhe me NATO-n për të studiuar të gjitha mundësitë për të forcuar koordinimin midis aftësive tona ushtarake, duke përfshirë promovimin e investimeve më të mëdha private në mbrojtje,” shpjegoi ministri.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë një marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen me BE,” tha Lammy, duke shtuar se “siguria e Evropës është e pandashme”.

Happening now...

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128