Kallas: Putin në pozitën më të dobët se asnjëherë më parë

2026-05-11 19:40:09 / BOTA ALFA PRESS

Kallas: Putin në pozitën më të dobët se

Shefja e Politikës së Jashtme dhe e Sigurisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se në takim me ministrat e BE-së të hënën është diskutuar ndër të tjera edhe pretendimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se lufta në Ukrainë është duke mbaruar.

Kallas ka thënë se Putini është në pozitën më të dobët që ka qenë ndonjëherë.

“Mendoj se kuptimi i përgjithshëm është se Putini është në pozitën më të dobët se që ka qenë ndonjëherë më parë”, tha Kallas në konferencë për media.

Ajo tha se Rusia nuk është duke përparuar në fushëbetejë, ndërsa tha se brenda në Rusi po rritet pakënaqësia.

Por ajo tha se ende nuk është në pikën ku mund vërtetë të negociohet.

“Pasi Moska është ende duke paraqitur pretendime maksimaliste. Për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë punën tonë”, tha Kallas.

E për Ukrainën, Kallas ka thënë se është në pozitë më të mirë se që ishte një vit më parë.

“Por, sigurisht nuk është koha për vetëkënaqësi”, tha Kallas. “…BE-ja gjithmonë ka mbështetur përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Për Evropën që të marrë rol më aktiv, ne duhet të kemi një dakordim mes nesh për atë që duam të flasim me Rusinë dhe cilat janë vijat e kuqe”.

Happening now...

ideas