Mavijosja e madhe në dorën e majtë, Trump zbulon çfarë i ndodhi në Davos

2026-01-23 09:10:59 / BOTA ALFA PRESS

Mavijosja e madhe në dorën e majtë, Trump zbulon

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të enjten se mavijosja e madhe në dorën e tij të majtë u shkaktua pasi u përplas me një mobilje në Zvicër.

“E godita në tavolinë,” u tha ai gazetarëve gjatë fluturimit në Air Force One.

Më herët të enjten, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump kishte përplasur dorën në tryezën e nënshkrimit gjatë nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës.

“Në eventin e Këshillit të Paqes sot në Davos, Presidenti Trump goditi dorën në cep të tavolinës së nënshkrimit, duke shkaktuar një mavijosje”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ndau pamje të presidentit në Davos të mërkurën dhe të enjten ku në fillim të ngjarjes së nënshkrimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes, videoja nuk tregonte ndonjë mavijosje të dukshme në dorën e Trump.

Megjithatë, mavijosja u bë e dukshme rreth 10 minuta më vonë, kur ai u ul në tavolinë dhe nënshkroi disa dokumente.

 

Happening now...