Samiti i BE, Danimarka ndalon fluturimet e dronëve civilë në të gjithë vendin

Ne do ta mbyllim hapësirën ajrore daneze për të gjitha fluturimet e dronëve civilë nga e hëna deri të premten”, njoftoi të dielën (28.09.)Ministria Daneze e Transportit. Danimarka do të presë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-të mërkurën (01.10.) prandaj vendi ka në fokus të veçantë sigurinë, thuhet nga Ministria Daneze.
Masa erdhi si pasojë e fluturimeve misterioze të dronëve mbi Danimarkë të shfaqura në ditët e fundit. Që nga 22 shtatori, shfaqja e dronëve të paidentifikuar në Danimarkë ka çuar në mbylljen e disa aeroporteve.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i ka quajtur këto “sulme hibride”. Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se kush është përgjegjës për incidentet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje.
Bundeswehri do të ndihmojë Danimarkën për sigurinë e samitit
Danimarka, si Presidentja aktuale e Këshillit të BE-së, do të organizojë një samit informal të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Kopenhagen të mërkurën (1-2.10), i ndjekur nga një samit i Komunitetit Politik Evropian (EPC). Ndër temat e pritshme për diskutim do të jetë mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe forcimi i gatishmërisë së përbashkët evropiane për mbrojtje. Kancelari Friedrich Merz (CDU) gjithashtu planifikon të fluturojë për në kryeqytetin danez për të dy takimet.
Bundeswehri do të ndihmojë Danimarkën për sigurinë e samitit. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, Carsten Breuer, kanë vendosur t’i përgjigjen një kërkese daneze për mbështetje dhe të kontribuojnë në mbrojtjen nga dronët, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Më tej NATO planifikon të vendosë edhe fregatën “Hamburg” të Marinës Gjermane, së bashku me njësi të tjera nëse është e nevojshme, si pjesë e misionit të saj “Baltic Sentry”, i cili përqendrohet në sigurimin e Detit Baltik. Bundeswehr po jep kështu një kontribut të dukshëm në sigurinë e një samiti të rëndësishëm evropian, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes. Fregata “Hamburg” mori pjesë në një stërvitje në Detin Baltik javën e kaluar së bashku me luftanijen amerikane “USS Bainbridge” dhe anije luftarake nga Suedia dhe Finlanda./DW
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


