Ca njerëz paguhen për të mbajtur gojën mbyllur!
Nga Ardi Stefa
- Çfarë bën filani- më pyeti një shok.
- Asgjë i thashë. Hesht, merr një pagë të majme dhe filozofon. Ndonjëherë bën ndonjë shkrim provokues të largojë vëmendjen, - iu përgjigja."
Ka njerëz që paguhen për të folur. Gazetarë, pedagogë, analistë, avokatë, deputetë, shkrimtarë.
Mirë ose keq, fjala është profesioni i tyre. Nga fjalët marrin rrogën, sigurojnë jetesën, bëjnë emrin, tregojnë personalitetin. Edhe kur këpusin brroçkulla.
Ka edhe një kategori tjetër. Ata që paguhen për të mos folur.
Që nuk marrin rrogë për të thënë të vërtetën, por për ta varrosur. Që nuk shpërblehen për guximin, por për heshtjen.
Këta nuk mbrojnë drejtësinë, ide e parime. Mbrojnë interesa. Heshtja e tyre është mall. Shitet dhe blihet sa herë ndryshojnë konjukturat e pazaret.
Këtë kategori njerëzish nuk e dallon nga fjalët që thonë, por nga ato që nuk i thonë kurrë. Gjithmonë të gatshëm të zemërohen për gjërat e vogla, vetëm që të mos flasin për ato të mëdhatë. Shkruajnë e flasin diametralisht ndryshe nga ç'kanë folur e shkruar pak kohë më parë. Krijojnë ilaritet për të mbuluar të vërtetën.
Prandaj dëgjojmë aq shumë zhurmë dhe shohim kaq pak të vërtetë. Shumë fjalë, por bosh nga thelbi.
Pushteti nuk ka frikë nga kundërshtarët që bërtasin. Ka frikë vetëm nga njerëzit që nuk pranojnë të blihet heshtja e tyre.
Për këtë arsye investimin më të madh pushteti gjithmonë e ka për heshtjen.
Dhe, duke qenë se heshtja është bërë profesioni më fitimprurës, e vërteta gjithmonë bëhet dhe më e lirë.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
Ca njerëz paguhen për të mbajtur gojën mbyllur!
Nga Orwell te algoritmet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128