E ekzekutuan 23 vite pas vrasjes së nipit të Ben Qimes, “Sel Çami” u lirua nga qelia një javë më parë! Autorët e vëzhguan derisa i zunë pritë në derë të shtëpisë

2026-11-23 10:26:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

E ekzekutuan 23 vite pas vrasjes së nipit të Ben Qimes, “Sel

Selami Hasani, që u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen 1 Maji të qytetit të Fierit ishte i njohur dhe me nofkat Sel Çami dhe Seli i Malit. Viktima është një emër i njohur për drejtësinë në Shqipëri.

Hasani është autor i vrasjes së Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt. Ky i fundit njihet si “i forti i Fierit”, me pseudonimin “Ben Qimja” dhe të dy ishin në hasmëri.

Vrasja e  Julian Isufaj, nipi i Ben Qimes ndodhi 23 vite më parë ndërsa autori Selamiu Hasani vritet sot në datën 23 nëntor. Nuk duket si një rastësi e numrave më shumë sesa një llogaritje me detaje për hakmarrje.

Hasani ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasjen, dhe është liruar një javë më parë nga qelia. Autorët e kanë survejuar në banesën e tij dhe kanë pritur datën 23 për ta ekzekutuar.

Po ndodh...