Shuhet ish-Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë! Hajdari jep lajmin e trishtë: Alush Dragoshi, një njeri i pazëvendësueshëm

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Alush Dragoshi. Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije të afërmit dhe miqtë e tij të cilët shkruajnë zemërthyer për humbjen e Dragoshit, shkruan newsbomb.al.
Në mesin e reagimeve prekëse është dhe prefekti i Tiranës dhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i cili shkruan për hunbjen e mikut të tij dhe një personaliteti të shquar të drejtësisë shqiptare.
“Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të Alush Dragoshit, ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë ( 1992- 1997),një personaliteti të respektuar të drejtësisë shqiptare dhe, mbi të gjitha, një miku të rrallë e të pazëvendësueshëm për mua e shumë prokurore, gjygjtare e punonjës të drejtesisë, në Shqipëri.”, shkruan Hajdari në postimin e tij, përcjell newsbomb.al.
Duke sjellë në kujtesë kohërat kur jeta e njohu me Dragoshin, Hajdari shkruan fjalë zemre për mikun e tij nga Kukësi. Nga dita e parë që u njohën dhe bënë miqësi, deri në ditën kur Hajdari takoi Dragoshin në spital. Edhe pse sëmundja e rëndë mund t’i merrte jetën nga momenti në moment, Hajdari shpresonte se miku i tij mund ta fitonte betejën. Por fatkeqësisht brenda pak ditëve, prefekti i Tiranës shkruan se Zoti e mori pranë vetes, raporton newsbomb.al.
“Nuk do ta harroj kurrë takimin tim të fundit, në spital. U pergatita shpirterisht, mora me vete dhe gruan, sepse e dija gjendjen e tij që nga fillimi i sëmundjes para disa muajve dhe isha gjithë kohën në dijeni të ecurisë.Edhe pse përballej me një sëmundje të rëndë, ai ruante qetësinë, forcën dhe fisnikërinë që e karakterizuan gjithë jetën. Folem, une e bashkeshortja ime me Alushin, në prani të vajzes se ti,Arjanes dhe nuses se njerit prej djemve.
Pas kësaj bisede u përqafuam gjatë dhe, kur u ndamë, mezi i mbajta lotët. Isha i bindur se ky mund te ishte takimi im i fundit me këtë njeri e mik të rrallë.Por në zemër, ruaja shpresën se Zoti do ta ndihmonte ta fitonte këtë betejë. Por jo, Zoti na i kishte dhënë shenjat familjes dhe ne miqve që ndiqnim ecurinë e sëmundjes së tij, se shpejt do ta merrte pranë…..!
Sot, me largimin e tij, drejtësia shqiptare humbi një shërbestar me integritet të lartë, familja një njeri të shtrenjtë, ndërsa unë humba një mik të madh, një mbështetës të sinqertë dhe një njeri që do ta mbaj përherë në kujtesën dhe mirënjohjen time.”, shkruan Hajdari.
Ish-prokurori e mbyll dedikimin për mikun e tij në mënyrë rrëqethëse, pasi referuar fotos që ai ka publikuar, ku dy miqtë shfaqen në një ullishte, Hajdari uron që ulliri të jetë dëshmitar i miqësisë së tyre dhe kur do u duhet të dalin para Zotit.
Reagimi i plotë i Shkëlqim Hajdarit:
LAMTUMIRË, MIKU IM I SHTRENJTË, ALUSH DRAGOSHI!
Ish Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë( 1992-1997)!
Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të Alush Dragoshit, ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë ( 1992- 1997),një personaliteti të respektuar të drejtësisë shqiptare dhe, mbi të gjitha, një miku të rrallë e të pazëvendësueshëm për mua e shumë prokurore, gjygjtare e punonjës të drejtesisë, në shqipëri.
Me Alushin u njoha në vitin 1993, kur u emërova shef i Policisë Hetimore në Komisariatin nr. 4 në Tiranë. Që nga ajo kohë, ai u bë një nga mbështetësit më të çmuar të rrugëtimit tim profesional dhe, me kalimin e viteve, një mik i ngushtë, që më dhuroi respekt, besim dhe dashamirësi të sinqertë, pa asnjë interes.
Alush Dragoshi ishte nga ata burra që rrallë i ndesh në jetë. Një burrë fisnik nga Kukësi, i drejtë, i ndershëm, me integritet të lartë moral e profesional. Një njeri që dinjitetin nuk e kishte thjesht virtyt, por mënyrë jetese. Besimi në Zot, mirësia dhe respekti për njerëzit ishin pjesë e pandashme e shpirtit të tij.
Nuk do ta harroj kurrë takimin tim të fundit, në spital. U pergatita shpirterisht, mora me vete dhe gruan, sepse e dija gjendjen e tij që nga fillimi i sëmundjes para disa muajve dhe isha gjithë kohën në dijeni të ecurisë.Edhe pse përballej me një sëmundje të rëndë, ai ruante qetësinë, forcën dhe fisnikërinë që e karakterizuan gjithë jetën. Folem, une e bashkeshortja ime me Alushin, në prani të vajzes se ti,-Arjanes dhe nuses se njerit prej djemve. Pas kësaj bisede u përqafuam gjatë dhe, kur u ndamë, mezi i mbajta lotët. Isha i bindur se ky mund te ishte takimi im i fundit me këtë njeri e mik të rrallë.Por në zemër, ruaja shpresën se Zoti do ta ndihmonte ta fitonte këtë betejë. Por jo, Zoti na i kishte dhënë shenjat familjes dhe ne miqve që ndiqnim ecurinë e sëmundjes së tij, se shpejt do ta merrte pranë…..!
Sot, me largimin e tij, drejtësia shqiptare humbi një shërbestar me integritet të lartë, familja një njeri të shtrenjtë, ndërsa unë humba një mik të madh, një mbështetës të sinqertë dhe një njeri që do ta mbaj përherë në kujtesën dhe mirënjohjen time.
Ka njerëz që largohen nga kjo jetë, por nuk largohen kurrë nga zemrat tona. Alushi ishte njëri prej tyre.
Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, fëmijëve dhe të gjithë njerëzve të dashur!
Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!
Zoti ta mëshiroftë shpirtin dhe të dhëntë paqen e përjetshme!
Do të të kujtoj gjithmonë me respekt, mall dhe mirënjohje!
Ulliri në foto, qoftë deshmitar në ditën kur të dalim para Zotit, i miqësisë e vëllazërisë tonë të sinqertë.
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
The eunuchs of power have everything but the courage for dignity.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


