Moti i keq në Kukës, probleme me energjinë elektrike në disa zona

Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë përfshirë gjatë natës Qarkun e Kukësit, duke shkaktuar problematika me furnizimin me energji elektrike në disa zona të bashkive Kukës, Tropojë dhe Has.
Sipas raportimit të situatës deri në orën 08:50 të mëngjesit të sotëm, aktualisht reshjet janë ndërprerë, ndërsa gjatë natës kanë qenë me intensitet të ulët deri mesatar dhe të shoqëruara me erë të fortë.
Për shkak të reshjeve, rrugët nacionale dhe ato bashkiake vijojnë të jenë të rrezikuara nga rënia e gurëve, inerteve dhe vërshimi i ujërave. Ndërkohë, subjektet kontraktore po punojnë për pastrimin e akseve dhe mbajtjen e tyre funksionale. Autoritetet bëjnë me dije se të gjitha rrugët nacionale janë aktualisht të kalueshme.
Problematika kryesore mbetet furnizimi me energji elektrike, pasi një pjesë e territorit të qarkut vijon të jetë pa energji. Në Bashkinë Kukës ndërprerje raportohen në zonën industriale, si dhe në njësitë administrative Malzi, Tërthore, Kolsh, Surroj, Topojan, Shishtavec dhe Zapod.
Në Bashkinë Tropojë, pa energji janë njësia administrative Margegaj, qyteti i Fierzës dhe lagjja Geg Hysen në qytetin e Bajram Currit. Ndërsa në Bashkinë Has, ndërprerje raportohen në njësinë administrative Fajzë, në fshatrat Kishaj dhe Pogaj të njësisë administrative Gjinaj, si dhe në spitalin dhe ujësjellësin e qytetit të Krumës.
Nga ana tjetër, bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk kanë raportuar problematika të tjera. Furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.
Autoritetet bëjnë me dije se situata po monitorohet në vijimësi.
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
The eunuchs of power have everything but the courage for dignity.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


