Sulmi me dron ndaj anijes ruse në Libi, reagon MEPJ: Pretendime të pavërteta! Nuk u përdor territori shqiptar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se një sulm me dron detar ndaj një korvete ruse në Libi është nisur nga territori shqiptar, lajm i raportuar në disa media të huaja. Përmes një deklarate zyrtare, ministria i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pasakta dhe të pambështetura në prova.
Në reagim theksohet se Shqipëria nuk ka pasur asnjë përfshirje në incident dhe se territori shqiptar nuk është përdorur apo vënë në dispozicion për nisjen ose lehtësimin e një sulmi të tillë.
Ministria u ka bërë thirrje mediave dhe të gjithë atyre që kanë përhapur këto raportime të korrigjojnë informacionin, duke kërkuar më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri në trajtimin e çështjeve me ndjeshmëri të lartë.
Reagimi vjen pas raportimeve për dëmtimin e rëndë të korvetës ruse me raketa “Mercury”, pas një shpërthimi në portin e Bengazit, në rajonin lindor të Libisë, në Cyrenaica.
Reagimi i plotë:
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.
Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet.
Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.
I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë.”
Po ndodh...
What are the socialists without Rama, "shit"?!
ide
Hostage parties, hostage politics, hostage Albania!
Elisa and the dilemma of Rama's political legacy!
The eunuchs of power have everything but the courage for dignity.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


