
Fijet e nëndheshme që lidhin Sali Berishën me Edi Ramën!

Sali Berisha dhe Edi Rama kanë qënë dhe janë bashkë, për të mbrojtur njëri tjetrin, kanë qënë dhe janë bashkë kundër Lulzim Bashës, njeriu që do tu prishte paktin e pandëshkueshmërise që sot po e bejnë amërikanët.
Berisha e tregoj hapur ketë dhe si shenjë besnikërie ndaj Edi Ramës, në kohën kur ky i fundit e kërcënoi hapur me pazaret ku është përfshirë djali i tij.
Berisha tha në konferencë shtypi se i beson Edi Rames kur akuzon PD për financime Ruse ose “raportet e CIA-s siç thotë Edi Rama, se unë nuk i kam lexuar, thonë që janë para ruse”
Pra Berisha i beson Ramës i cili ka korruptuar ish agjentin e FBI për të sulmuar Lulzim Bashën dhe PD -së siç tashmë është faktuar para cdo shqiptari.
Jo vetëm kaq po ish funksionarë të PD-së njerëz që kanë qënë dje dhe janë dhe sot në krah të Sali Berishëa kanë qënë deshmitarët e rremë të Mcgonigal për çështjen e lobimit të PD-së.
A janë dërguar ata me dijeninë e Sali Berishës? A u konsultua shtetesja JT me Sali Berishën para shkuarjes si dëshmitare e rreme?
A bashkpunoi Sali Berisha me Edi Ramën për të sajuar akuza kundër Lulzim Bashës?
Faktet thonë se po! Emrat e dalë nga hetimet për McGonigal tregojnë se është e vërtetë. Sali Bërisha e pohoj dhe vetë, kur pranoj se i beson Edi Ramës për këtë çështje. Ai konfirmoi se pjesë e kësaj çorbe është dhe ai, madje shumë më teper do të bëhet shpejt punlike, pasi zyrtarisht CIA ka pohuar se nuk ka asnje fakt as rast për këtë çështje.
Dhe Edi Rama duket se vërtet di shumë për përfshirjen e Berishës në çorbën ruse sa e detyron ta përmend atë si njeri të besueshëm dhe të mos e përmend më Mcgonigal-in.
Që nga seanca e 2 Marsit në gjoja debatin me Edi Ramën, por që Edi Rama i bëri te largohen me turp nga kuvendi, Sali Berisha nuk e përmend më Mcgonigal, por u është rikthyer sulmeve ndaj Lulzim Bashës dhe pse e zezë mbi të bardhë në aktakuzën e SHBA, doli se është një histori e stisur nga Edi Rama dhe bashkëpunëtoret e tij, pengjet e vërteta si Sali Berisha.
Shumëkush e ka parë me çudi këtë deklaratë të Sali Berishës, që citon si të besueshëm Edi Ramën në sulmet ndaj Lulzim Bashes.
Por ska asnjë çudi. Mjafton ti kujtoni kërcënimin qe Rama i bëri ne parlament Sali Berishës për përfishirjën e djalit të tij ne pastrim parash dhe veprimtari të paligjshme, që po monitorohen nga europol për të kuptuar se ata kanë qënë bashkë, se Sali Berisha ka mbajtur në pushtet Edi Ramën për të mbrojtur djalin e tij
“Autobusë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit M.L dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që mbikëqyr Europoli…..”
“Tani që flasim, përmes personit ZH i cili i lidhur me një person Z kanë gjetur rrugën që të shkojnë te lali që është personi EV”
Sali Berisha ka hall të madh. Halli i Sali Berishës është familja e tij.
Për hallin e tij, shkatërroj PD-në dhe po i mundëson mandatin e katërt Edi Ramës.

Bashkim, por me kë, për çfarë?!
ideas

The President as guarantor of the state of Kosovo

The mission that Lulzim Basha must complete!

Kurti dhe
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128