Adoleshenti shqiptar krijon aplikacionin

2025-08-04 14:55:19 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Adoleshenti shqiptar krijon aplikacionin

Të orientohesh në rrjetin gati kaotik të transportit urban në Tiranë, mund të mos jetë më diçka e komplikuar. Një aplikacion i krijuar nga një adoleshent, i apasionuar pas teknologjisë së informacionit, ofron zgjidhje, për këdo, jo vetëm turist, që dëshiron të lëvizë me autobus në kryeqytet.

Ky është “TIR”, aplikacioni që i referohet tre shkronjave të para të Tiranës dhe që synon t’i ndihmojë qytetarët të lëvizin më lehtë nëpër qytet. Në aplikacion, përdoruesi mund të kërkojë nisjen nga çdo pikë e qytetit dhe të zgjedhë një destinacion. Krijuesi i tij është Aleksandër Xhuvani, vetëm 16 vjeç.

“TIR” është i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze. Aplikacioni është falas. Dhe deri më tani numëron disa qindra përdoruesë.

Happening now...

ideas