KLSH, raport për pasojat në buxhet: 770 mln euro dëm ekonomik

Abuzime të shumta tek institucinet publike ka konstatur Kontrolli i Lartë i Shtetit, të cilat kanë shkaktuar dëm ekonomik në vlerën e 770 milionë eurove. Në raportin e Auditit për vitin 2022, evidentohen parregullsitë që janë bërë me pasuritë shtetërore, shpenzimet, pagat e shpërblimet. KLSH ka adresuar gjithsej 5,420 rekomandime.
770 milionë euro është dëmi ekonomik që institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit. Vetëm në zërin të ardhura e shpenzime, dëmi është 13 mln euro. Sipas llogaritjeve të bëra nga Auditi, këto parregullsi kanë pasur efekt negativ prej 88.5 miliardë lekësh.
Sipas KLSH, pasoja ekonomike i referohet detyrimit të shpërblimit monetar të një individi ose subjektit që i shkaktohet entit shtetëror të audituar në lidhje me veprime ose mosveprime në cënim të disiplinës financiare dhe kuadrit rregullator përkatës.
Ndërsa efekti negativ në performancën e subjekteve nën auditim, u referohet efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe menaxhimit.
Por, cilat janë fushat me shkeljet më të larta?
Nëse u referohemi të dhënave të publikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, shkelje tek të ardhurat dhe e kategorizuar si dëm ekonomik është ajo e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore së pari.
Sa i takon dëmit ekonomik në shpenzime, fusha që mban rekordin është ajo e investimeve dhe pas saj vijnë pagat, sigurimet dhe shpërblimet. Fushë me shkeljet të mëdha është dhe zbatimi i legjislacionit tatimor në qeverisjen lokale. Shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk i përfshijnë të gjithë institucionet e administratës publike, por vetëm ato që janë audituar sipas programit të parashikuar.
Auditimet janë zhvilluar në 205 subjekte, duke përfshirë institucione të qeverisjes qendrore e rajonale. Sipas KLSH në institucionet e audituara gjatë periudhës janar – dhjetor 2022, KLSH ka adresuar gjithsej 5,420 rekomandime. / Alfapress.al
-
-
-
Si ndikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave
30 Maj, 16:02 -
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128




