Elezi: PD s’pati frymë kombëtare, që të fitonte zgjedhjet. Manipulimi i votave, justifikim i Berishës për humbjen

30 Maj 2023, 15:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Elezi: PD s’pati frymë kombëtare, që të fitonte

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi analizoi situatën në kampin blu, por edhe krahun e “Foltores” pas humbjes zhgënjyese më 14 maj.

Ai theksoi se paralelizmat e Berishës “se Edi Rama manipuloi votat” nuk kanë më kuptim pasi kjo retorikë nuk ngjet më as te mbështetësit e tij. Gjatë intervistës në ABC News, Elezi theksoi se të dalësh me të njëtat teza rreth alibisë së humbjes, janë të papranueshme.

“Paralelizamat e Berishës që Rama manipuloi votat nuk vlejnë pasi këto analiza janë prezente që në kohën e Lulzim Bashës. Të dalësh me të njëjtat teza, këto tashmë janë justifikime..Vota nuk kuti është shumë e vështirë për t’u manipuluar”, tha Ibsen Elezi.
Ai nxori në pah një tjetër pikë të dobët të Partisë Demokratike, që ka të bëjë me mungesën e përvojës për të bërë analizë të thelluar të rezultatit zgjedhor.

“PD nuk ka një traditë të mirëfilltë të të bërit analizë, dhe këtë e di nga përvoja ime. Analiza, është një domosdoshmëri, si fitove ashtu dhe edhe kur humbet. Kjo është një e metë e PD jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën. PD nuk pati frymë kombëtare, që të fitonte zgjedhjet”, theksoi Elezi.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128