Intervista e sforcuar me Gridën/ Si Tom Doshi zbuloi “pa dashje” aleancën me bashkë- nongratën Berisha!

30 Maj 2023, 14:31 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Intervista e sforcuar me Gridën/ Si Tom Doshi zbuloi “pa

Sali Berisha gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, nuk e zuri asnjëherë në gojë faktorin Tom Doshi, edhe pse e dinte mirë që ai ishte gati përcaktues në Shkodër, por edhe në qarqe të tjera.

Kjo vinte nga kompleksi që ai ka për “nongratat”, por edhe pse kishin xha një marrëveshje të vjetër. Ky kompleks, preku edhe kandidatët e tjerë të primareve. Bardh Spahia në Shkodër edhe pse në pamje të parë Doshin e kishte kundërshtarë dhe e dinte se ishte në aleancë me Edi Ramën për të nxjerrë fitues Benet Becin, në asnjë rast nuk u tha votuesve shkodranë, se ai është i shpallur “nongrata” nga SHBA, mes të tjerave edhe për ndërhyrje me metoda antiligjore në procese zgjedhore.

Dukej qartë që Spahia nuk ja përmendte këtë fakt Doshit sepse edhe Berisha është po “nongrata”, por edhe për hir të një borxhi nga zgjedhjet e kaluara ku u zgjodh kryetar, vetëm në luftë me kandidatin Xhemal Bushati të Partinë Demokratike.

Gjithashtu edhe Luçiano Boçi në Elbasan, kandidati në Rogozhinë, Peqin, Këlliçi në Tiranë, të kompleksuar dhe ndoshta të ndaluar nga Berisha, nuk guxuam që ta zënë në gojë Aqif Rakipin, i cili njësoj si kryetari i tyre është “nongrata”. E njëjta gjë ndodhi me Igli Carën përkundrejt kokës së vërtetë të shtabit elektoral të Edi Ramës në Durrës, Vangjush Dakon, i cili gjithashtu është si Berisha “nongrata”.

Kështu gjatë kësaj fushate elektorale të krijohej përshtypje se të gjithë “nongratat” majtas dhe djathtas ishin në një aleancë të heshtur.

Pas humbjes poshtëruese të 14 majit, Sali Berisha, papritur filloj që të përmend si alibi të humbjes edhe Tom Doshin. E akuzon se ka blerë vota dhe ka tjetërsuar rezultatin në Shkodër, por gjithsesi nuk guxon që të shtojë se pikërisht për këto dhe të tjera, ai është njësoj si ai një “nongratë”.

Në këtë situatë kur Sali Berisha po përpiqet që të gjejë “alibi”për braktisjen e turpshme që i bën në 14 maj demokratët dhe shqiptarët duke humbur edhe Shkodrën, vendlindjen Tropojën, Kamzën, Kukësin e të tjera bastione të së djathtës, ai ka nxjerrë në skenë faktorin Tom Doshi.

Ky i fundit ka stisur një intervistë me ish politikanen Grida Duma, e cila brenda një harku një vjeçarë, nga anti-berishiste e tërbuar, u shndërrua në “Nora e Kelmendit” dhe pas kësaj në moderatore emisioni politik, ku nuk lë rast pa kuruar kufomën politike të Berishës dhe lëvizjes së tij Rithemelimi.

Kështu Grida përball Tom Doshit të ulur në një karrige të florinjtë perandorake, organizoi një intervistë që niste me Sali Berishën dhe përfundonte pas çdo fjalie me; “armiku dhe fajtorin për gjithçka është Lulzim Basha".

Por çfarë tha Tom Doshi në këtë intervistë?

Fillimisht deklaroj se nuk ka gjë me Sali Berishën dhe nuk ka dashur të flasë, por ai nuk e lë rehat. Pastaj pasi tregoj histori të vjetra që i dinë të gjithë, tha se Sali Berisha kishte tradhtuar Ramiz Alinë, kurse atë e paska tradhtuar Lulzim Basha. E fajësoj dhe fyeu këtë të fundit me të njëjtën gjuhë, që përdor vetë Berisha. Duke bërë sikur kritikonte Sali Berishën, sulmonte Lulzim Bashën. Fliste një nongratë për nongratën tjetër dhe në fund, të gjithë fajin e kishte po Lulzim Basha.

Gjithsesi gjatë intervistës pa dashje, Tom Doshi, dekonspiroj se mes tij dhe Sali Berishës ka pasur marrëveshje të fshehta. Kështu sipas Doshit Benet Beci i Edi Ramës, nuk fitonte dot kurrë pa votat e tij. Me këtë la për të kuptuar se Bardh Spahia i Berishës nuk fitoi, sepse këtë herë Doshi punoj jo për Berishë por për Edi Ramën. Ajo që donte që të thoshte në të vërtetë Doshi në këtë pasazh të intervistës, ishte një kujtesë për Sali Berishën; Mos më sulmo kot më kotë se kam qenë unë që zgjedhjet e 6 marsit të vitit të shkuar, të dhashë oksigjen për të thënë se jam shumicë brenda PD-së pasi kishe nisur Foltoren. Doshi gati e tha troç se të vetmen bashki që fitoj në ato zgjedhje me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, ishte ajo e Shkodrës me Bardh Spahinë dhe atë e ka për hir të “pazarit” me të.

“Pa PSD-në Benet Beci nuk fiton, janë votat e mija”, deklaroi ai.

Gjithashtu Tom Doshi foli përpara Dumës në akordancë të plotë me Berishën, për hallin e përbashkët që kanë me SHBA; Non Gratën.

Këto lidhen me mua që sot jam person non-grata, këto punë i ka bërë Luli me shokë. Edhe mua dhe atij. Por unë nuk kam dashur të merrem me Berishën, por s`po më lë rehat"

Nga e gjithë intervista arrije në vetëm një përfundim: Nongratat janë në aleancë të fortë kundër Lulzim Bashës!

Askush nuk kishte dyshim se Shkodrën do e fitonte Benet Beci dhe Doshi ishte i detyruar këtë herë që të punonte për kryeministrin, pasi Edi Rama e kishte cilësuar marrjen e Shkodrës si “bastin e jetës’. Por jo vetëm kaq; Doshi i kërkoj Berishës që ti kthente mbrapsht në 14 maj borxhin për “fitoren” kundër Bashës, kur punoj për Bardh Spahisë një vit më parë.

Doshi e ndihmoj më 6 mars Berishën që të fitonte kundër Bashës, por me kushtin që me 14 maj do te ishte ai që do ta merrte Shkodrën. Shihni sa herë ka shkuar Berisha në Shkodër në zgjedhjet e vitit 2022 dhe sa herë për këto të vitit 2023!

Pavarësisht nga Shkodra, si pjesë të marrëveshjes, Tom Doshi, sërish nuk e la “thatë” Sali Berishën për zgjedhjet e 14 majit. Sali Berisha ka fituar bashkinë e Pukës dhe të Fush-Arrëzit, pikërisht me votat e Tom Doshit.

Shihni rezultatin të kuptoni çfarë ka ndodhur. Këto dy bashki i kanë fituar kandidatët e Berisha nongratës, kurse shumicën absolute të këshilltarëve bashkiakë, i ka marrë nongrata tjetër Tom Doshi.

Në këto dy bashki kemi pamjen perfekte të marrëveshjes së fshehtë mes Berishës dhe Doshit; Kryetarët i ka i pari, këshillat bashkiakë i ka dyti.

Pra një bashkëqeverisje nongratash, por edhe për këtë fajin e ka Lul Basha!/Alfapress.al

 

 

 

Po ndodh...