Thyen heshtjen pas ndarjes me CR7, Mendes: Mbajini mend këto fjalë!

30 Maj 2023, 16:20 / SPORT ALFA PRESS

Thyen heshtjen pas ndarjes me CR7, Mendes: Mbajini mend këto fjalë!

Pasi prishi raportet me Manchester United në janarin e këtij viti, Cristiano Ronaldo u nda edhe me Jorge Mendes, agjentin e tij historik. Legjenda portugeze u transferua tek Al Nassr në Arabinë Saudite.

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me të, Mendes ka thyer heshtjen më në fund, duke folur për herë të parë për golashënuesin më të mirë të histori.

“Cristiano ndodhet në Arabinë Saudite, kjo është jeta. Ne duhet t’i jemi mirënjohës për atë që i ka dhënë futbollit portugez. CR7 është ambasadori më i madh i vendit tonë.

Ai do të jetë gjithmonë në zemrën time. Cristiano është një person i veçantë për mua, përveçse një futbollist i shquar. Do e them gjatë gjithë jetës: ai është, ishte dhe do të jetë futbollisti më i mirë i historisë së futbollit”, përfundoi Mendes.