Mbi 24 mijë dhe rreth 7 mijë automjete mbërritën në fundjavë në Portin e Durrësit

Porti i Durrësit gjatë fundjavës që lamë pas ka përballuar me sukses një fluks të konsiderueshëm të hyrjeve.
Sipas Autoriteti Portual Durrës, nga e enjtja, 31 korrik, deri të dielën më 3 gusht, në port kanë ardhur 24,373 pasagjerë dhe 6957 automjete.
Tragetet operuan me lundrime dyfishe, për të përmbushur kërkesën e lartë gjatë sezonit turistik.
APD theksoi se falë bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve portuale, doganore, operatorëve privatë dhe sigurisë, operacionet u zhvilluan normalisht, me përqendrim të veçantë në përpunim efikas dhe pritje minimale për udhëtarët.
Prej fillimit të korrikut në Portin e Durrësit kanë nisur lundrimet për sezonin turistik 2025, një nga momentet më të rëndësishme për fluksin e udhëtarëve në linjat detare me Italinë.
Porti i Durrësit mbetet një pikë kyçe për udhëtimet detare të qytetarëve dhe turistëve, duke ofruar lehtësi në udhëtim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve portuale.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
