Emri/ Tentoi t’i shpëtonte arrestimit dhe përplasi makinën e policisë, në pranga 27-vjeçari në Kurbin

Kurbin/ Qarkullonte i armatosur dhe përplasi makinën e policisë, arrestohet 27-vjeçari
Një 27-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe tentoi t’u largohej shërbimeve të Policisë. Operacioni i koduar “Target” u finalizua nga Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.
Në pranga u vu shtetasi Edmir Xhaferri, 27 vjeç, banues në Mamurras. Sipas Policisë, i riu u lokalizua në qytetin e Mamurrasit duke qarkulluar me automjet.
Në momentin që ka konstatuar shërbimet e Policisë, 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai dyshohet se ka përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve.
Sipas Policisë, gjatë ndjekjes, i riu ka hedhur edhe armën e zjarrit që mbante me vete. Pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet policore kanë mundur ta lokalizojnë dhe neutralizojnë në lagjen “Zef Hoti” në Mamurras, ku edhe u vu në pranga.
Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, automjeti me të cilin qarkullonte 27-vjeçari, si dhe një palë targa.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Who is not blackmailable and who can we trust?
The law was passed, now the test of sovereignty!
When humor becomes an alibi, a response to Filip Çakuli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
