“Hakerimi dyshohet se është kryer nga…”, gazetarja: Si u rrëmbyen videot që u publikuan në rrjet
Videot me përmbajtje pornografike që kanë qarkulluar gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale kanë shkaktuar reagime të shumta. Kjo çështje u trajtua këtë të mërkurë, më 30 shtator, në emisionin “Opinion”, ku gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raportoi mbi zhvillimet më të fundit të hetimit të këtij skandali. Në hyrje të emisionit, ajo solli informacionet e deritanishme mbi mënyrën se si dyshohet se janë hakeruar dhe më pas shpërndarë këto pamje në internet.
Ajo pohoi se Sektori i Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës ka nisur verifikimet, kryesisht për uebsajtet ku janë publikuar.
“Kishte video të filmuara vetëm nga kamera sigurie dhe ky është dhe dyshimi kryesor për të cilin janë nisur verifikimet. Policia ka dalë me një komunikim zyrtar dhe ka bërë dhe referimet në Prokurorinë e Tiranës. Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë, sot, pas konstatimit dhe shpërndarjes së disa materialeve intime filmike në platforma online, por edhe në rrjetet sociale, policia ka nisur verifikimin me qëllim identifikimin e të dhënave të faqeve që kanë publikuar këto materiale, si dhe po ndërmerren procedura ligjore për personat që dyshohet se i kanë publikuar. Materialet janë referuar për katër vepra penale: përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, ndërhyrja në të dhëna kompjuterike, ndërhyrja e padrejtë në jetën private dhe keqpërdorimi i pajisjeve.”
Daci shpjegoi se dyshimi kryesor, sipas ekspertëve kibernetikë, është hakerimi i DVR-së së kamerës së sigurisë të vendosur në ambientin ku janë regjistruar edhe pamjet filmike.
“Hakerimi dyshohet të jetë kryer online, sepse, sipas asaj që arrita të siguroj nga ekspertë të IT-së, dyshohet që kamera të funksionojë nëpërmjet Wireless-it, pra e lidhur me internetin dhe për këtë arsye dyshohet që ka qenë pak më e thjeshtë për të kryer hakerimin.”
Gazetarja e Klan News pohoi se deri në këto momente nuk ka një kallëzim konkret nga personat e dëmtuar.
“Di që ka pasur një denoncim në platformën Acromax mbrëmjen e djeshme, kur pati shpërthimin e shpërndarjes në masë nëpër WhatsApp-e private dhe rrjete të ndryshme sociale dhe është tentuar bllokimi i disa prej uebsajteve ku janë shpërndarë, për shkak të së drejtës së autorit apo personave që janë të përfshirë.”
Ajo raportoi se nga dita e nesërme do të nisë edhe marrja e deklarimeve të personave të cilët shfaqen në pamjet filmike, për të sqaruar detajet e privatësisë së tyre, nëse kanë pasur dijeni për kamerën e sigurisë apo filmimet./tvklan.al
Po ndodh...
The siege of Rama and Berisha by SPAK!
ide
Love in the time of cholera, in Rama's state!
Edi Rama is misusing Kosovo as a washing machine for his own troubles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128