Nations League/ Kombëtarja kuqezi vazhdon përgatitjet në Itali, nesër niset drejt Finlandës

2026-09-30 23:38:00 / SPORT ALFA PRESS

-1200-630-1790790747xseanca-stervitore-30-shator-1-scaled-456.jpg

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League, pas fitores 0-3 ndaj San Marinos, në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Skuadra kuqezi zhvilloi një seancë stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës, me programin e punës të përshtatur sipas minutave të aktivizimit të lojtarëve. Futbollistët që u aktivizuan ndaj San Marinos zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit ndoqi një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës.

Në stërvitje u bashkua edhe Klisman Cake, i cili është rikuperuar në kohë dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Kombëtarja do të zhvillojë edhe nesër, në orën 11:00, seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës. Pas përfundimit të stërvitjes, skuadra do të udhëtojë drejt Finlandës, ku do të vijojë përgatitjet për sfidën e radhës.

Shqipëria do të përballet me Finlandën të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, në kuadër të UEFA Nations League.

Po ndodh...

ide