“Hera e parë që ndihem i turpëruar”, Modric shpërthen pas humbjes 7-0 të Kroacisë

2026-10-04 14:53:00 / SPORT ALFA PRESS
“Hera e parë që ndihem i turpëruar”, Modric

Kroacia pësoi një nga humbjet më të rënda të viteve të fundit, duke u mposhtur me shifrat e thella 7-0 nga Anglia në sfidën e Nations League.

Disfata e rëndë ishte edhe më zhgënjyese për mënyrën se si u zhvillua ndeshja, me kroatët që nuk arritën të rivalizonin thuajse në asnjë moment ekipin anglez.

Pas përfundimit të takimit, kapiteni dhe lideri i Kroacisë, Luka Modric, nuk e fshehu zhgënjimin. Mesfushori veteran pranoi se ajo që ndodhi në fushë ishte e papranueshme për një skuadër me historinë e Kroacisë.

“Është e vështirë të gjej një shpjegim për një paraqitje të tillë. Na mungoi gjithçka: duelet, agresiviteti, kohezioni”, u shpreh Modric.

Ai theksoi se, pavarësisht rezultatit, një humbje mund të pranohet kur kundërshtari është më i fortë, por mënyra se si Kroacia u mposht nga Anglia ishte ajo që e shqetësoi më shumë.

“Jam këtu prej 20 vitesh dhe është hera e parë që ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje. Mund të humbasësh, mund të pranosh se kundërshtari është më i fortë, por të humbasësh në këtë mënyrë dhe të dëmtosh reputacionin që kemi ndërtuar ndër vite është e papranueshme”, deklaroi kapiteni kroat.

Po ndodh...