Protestat anti-kastë në Tiranë hyjnë në ditën e 127-të, qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesat!

2026-10-04 11:25:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Protestat anti-kastë në Tiranë hyjnë në ditën e

Qytetarë dhe aktivistë mblidhen sot në Tiranë për të zhvilluar protestën e tyre të 127-të radhazi, në vijim të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas më shumë se katër muajsh qëndrese të pandërprerë, organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e aksionit opozitar dhe përsëritjen e kërkesave të tyre kryesore politike.

Përitja e sotme vjen menjëherë pas tubimit të 126-të, ku protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt bulevardit kryesor dhe rrugëve të kryeqytetit. Gjatë marshimit të djeshëm, pjesëmarrësit lëshuan thirrje të forta kundër ekzekutivit dhe kërkuan ndryshimin e menjëhershëm të kursit politik të vendit.

Gjatë fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë nuk munguan as akuzat e drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Përmes deklaratave të forta për korrupsion galopant, një prej protestueseve kërkoi hapur arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa në përfundim u bë thirrje për një pjesëmarrje akoma më të madhe popullore në ditët në vijim.

Prej javësh, platforma e protestuesve mbetet e artikuluar qartë: largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra, krijimi i një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor për përgatitjen e zgjedhjeve, si dhe reformimi i sistemit politik bashkë me shfuqizimin e disa nismave ligjore kontestuese.

 

 

Po ndodh...