Zjarri në zonën e Gjinarit/ Fillon ndërhyrja nga ajri, flakët afrohen 500 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve
Situata e zjarrit në masivin pyjor të Njësisë Administrative Gjinar në Elbasan është përkeqësuar gjatë orëve të fundit, ndërsa flakët janë shtrirë në rreth 10 hektarë pyje dhe ndodhen vetëm rreth 500 metra nga zona e banuar dhe bizneset e fshatit turistik të Gjinarit.
Afër mesditës ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, për të shuar vatrat në zonat e vështira për t’u arritur nga toka, konkretisht në Caush, Pashtresh, Bregu i Madh, Korita dhe Lugu i Thellë.
Në terren janë angazhuar rreth 15 forca zjarrfikëse të MZSH Elbasan, 70 forca të Bashkisë Elbasan dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.
Era e fortë gjatë natës ka favorizuar riaktivizimin dhe përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndjeshëm operacionin. Strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjen me synim izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e zonës së banuar dhe turistike të Gjinarit.
Po ndodh...
By Lindita Çela - The mirror where nothing is seen
ide
Why doesn't Rama resign?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
When silence is put on a toga
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
