Epilogu

Nëse në gjykimin e çështjes shqiptare të dosjes Mcgonigal, do të pranohet fajësia nga ky i fundit, siç u pranua për çështjen Deripaska duke konfirmuar pretendimet e akuzës, atëherë një gjykatë amerikane do të mbajë përgjegjës mikun e Edi Ramës për inskenimin e një hetimi për të bërë pis Bashën, në këmbim të parave dhe favoreve. Në këtë rast Edi Rama është i mbrojtur nga konventa e Vjenës, por shënimi me laps të kuq do mbetet në defteret e perandorisë.
Nga ana tjetër, po në këtë muaj të mbrothtë me lajme politike, ai që fantazoi lloj e soj epitetesh për Bashën (peng i Ramës më jetëgjati), vetëm sepse kreu i Partisë Demokratike zgjodhi të mbrojë interesin e demokratëve, edhe të atyre që për arsye zemre apo historike e kishin të vështirë të ishin racionalë për çështjen e non gratës, dhe jo sakrifikimin e Partisë Demokratike për shkak të interesit personal të Berishës, doli i lidhur me interesa të nëndheshme me Ramën dhe grupimin ekonomik që ka qenë dhe është boshti i pushtetit me të cilin kreu i PS-së mban veten në pozita epërsie ndaj kundërshtarëve politikë. Kjo është më e pakta që mund të thuhet për çështjen e kullës, sepse po të përdorësh kutin me të cilin Berisha ngre akuza ndaj të tjerëve, mund të themi pa u skuqur që ai është ortak ekonomik me Ramën. Por, për të mos rënë në përsëritjen e stilit me të cilin ai trajton këdo që nuk është me të, vetëm sikleti me të cilin u përball me kullën, mjafton për ta ulur në bankën e të akuzuarve duke e trajtuar atë si “opozitari” që i duhet Ramës për të mbajtur pushtetin dhe për këtë arsye është xhymert në favoret, që si rrëke bien nga kryeministria deri tek ana tjetër e Lanës.
Të mos harrojmë, se foltorja u ngrit mbi dy premisa, “tradhëtia” e Bashës dhe portretizimi i Berishës si fitues i padiskutueshëm, madje do e rrëzonte Ramën për 6 muaj (ende nuk dihet saktësisht 6 mujori i caktuar…); me rënien e këtyre 2 premisave, foltorja mbetet kulla prej rëre që shohim sot. Kur shpërtheu dosja McGonigal, e cila u dha mundësi demokratëve të kuptonin rrezikun që kishte marrë përsipër Rama për të asgjesuar politikisht Bashën, Berisha kishte shansin të sillej me urtësi dhe të pranonte gabimin e tij ndaj kreut të Partisë Demokratike, duke lënë këtë forcë politike të lirë në luftën e saj të drejtë ndaj Ramës. Nuk e bëri.
“Cui prodest”, kush përfiton prej kësaj, këtë pyesin latinët kur kërkonin fajtorin e një keqbërje; në këtë rast përfituesi është Rama, dhe garantuesi i këtij përfitimi është Berisha.
Ja pra, në më pak se një 30 ditë, gushti i nxehtë shkriu si akullore në diell gënjeshtrat që sot do t’i paguajnë shtrenjtë farkëtuesit e tyre. Sigurisht Basha është njerëzor dhe i gabueshëm si gjithë vdekatarët por, kurrësesi personazhi i skalitur nga dalta e kundërshtarëve të tij që, bashkë me interesat e tjera me të cilat lidhen me njeri-tjetrin, pajtohen edhe tek domosdoshmëria e eliminimit politik të kreut të PD-së, pasi është një nga faktorët kryesor që kërcënon status quo-në. Natyrisht shumë njerëz janë në të drejtën e tyre për të pasur rezerva mbi lidershipin e tij, megjithatë, kur ta analizojnë, të ndajnë propagandën e hatashme dhe të shtrenjtë që i është avitur agresivisht prej vitesh, nga defektet që ai mund të ketë si politikan. Por, për këto e të tjera mbi Bashën do të kemi kohë të flasim deri në zgjedhjet e ardhshme, tani të shijojmë zhurmën e armiqve besnik të tranzicionit, që përditë e më shumë ngjason me atë të një alltie me barutin e lagur…PFFF.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
