Nuk është Basha janë shtetasi Z dhe ML që kanë tmerruar Berishën dhe që e bëjnë të flasë përçartë

2023-03-04 15:23:41 / IDE NGA ALFAPRESS.AL

Nuk është Basha janë shtetasi Z dhe ML që kanë tmerruar

Ai nuk do bashkimin e PD.

Një vit nga dorëheqja e Bashës nuk bëri asgjë për të bashkuar demokratët.
Ai e di qe nuk vjen kurrën në pushtet sepse shqiptarët se votojnë, prandaj i duhet një PD e përçarë, e vogël, por ama ta ketë si mburojë.

Pse e sulmon përsëri Lulzim Bashën, kur çdo gjë ka thënë deri më sot ka rezultuar mashtrim. 

Rublat? Po në amerike po hetohet pikërisht një mashtrim i tillë.
Berisha thirri dy protesta kombëtare për këtë çështje, për përpjekjet e Edi Ramës për të sulmuar Lulzim Bashën, për disa doli sepse nuk pati asnjë fakt të vetëm as për SHBA, as për Shqipërinë.

Basha bëri një akt që askush se ka bërë deri më sot.
Bëri një hap pas.
Sali berisha jo vetëm se bëri, por e përçau edhe më fort, madje e rrudhi, e zvogëloi.
E kriminalizoj.

Shihni sot se si gjithë ata afër Berishës janë në SPAK, e disa shpejt pas hekurave..
E patë si ia mbylli gojën Edi Rama nëbparlament duke i permendur , Z dhe M L.
Pas kesaj berisha iku me bishtin ndërshalë.
Nuk i ktheu asnjë përgjigj, nuk i tha asnje fjalë. Interpoli po e mbikëqyr.

A ka gjë më të rëndë për një opozitë.
Tashme jo vetëm non grata në SHBA dhe Britani por nën mbikëqyrjen e interpolit.

Aleati i tij që mezi pret ti marre copat që pretendon të vazhdojë të mbajë me sulme për Lulzim Bashën është në dyert e Spakut.
Ai qe e ka shitur shumë herë Berishën, madje duke i akuzuar dhe djalin si të përfshirë në korrupsion.

Një vit që Basha i ka lënë Berishë gjithë hapësirën tregoj se sa vlen, sa i aftë është të bashkojë demokratët dhe të bindë shqiptarët.
Sot Berisha është braktisur nga të gjithë.
Protesta e djeshme tregoi sa e rëndë është situata e tij. Izoluar nga ndërkombëtarët dhe braktisur nga shqiptarët, kërkon të imponohet me 300 kamikaz që i ka lëshuar si të tërbuar të shajnë e mallkojnë çdo demokrat, por jo Edi Ramën, sepse ai di shumë për Z, A, I M dhe ML që mban portofolin e familjes SB.
Demokratët sot duhet të hapin sytë dhe të zgjedhin, të shkojnë pas një të vdekuri politik apo të bashkohen për tu dhënë alternativë shqiptarëve.

Të përfaqësojnë siglën e PD apo të shkojnë pas marrëveshjes Berisha-Meta nga e cila përfiton vetëm ky i fundit.

Por sidoqoftë sot PD duhet të tregojë se është europiane, ofron alternativë, ofron zgjidhje.
Të ecë përpara, të ndahet nga Berishizmi.
Berisha e ka shkatërruar aq keq PD sa askush nuk pret sot që ajo te fitojë.

Por ajo që presin shqiptarët është që Sali Berisha dhe 300 petritat, drejtorat e korruptuar që i shkojnë nga pas dhe që financojne frymëmarrjen e tij politike të lihen në duart e SPAK dhe ata të ndërtojnë alternativen qeverisëse që presin shqiptarët për të larguar Ramën.

Happening now...