Kurti flet pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka marrëveshje me LDK
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se takimi i së martës me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk ka rezultuar me marrëveshje politike.
“Sa i përket takimit me LDK-në, përkatsisht me krerët e saj, lajm do të ishte po të kishte marrëveshje politike, marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për çështje të ndryshme, për mundësitë që i kemi përpara. Kemi nevojë për një marrëveshje politike e cila resopekton rezultatin zgjedhor për stabilitet institucional dhe për funksionim e Republikës së Kosovës në mënyrë demokratuike. Askush nuk i do zgjedhjet e reja”,tha Kurti pas takimit me Abdixhikun.
Kurti tha se është diskutuar për sfidat politike dhe institucionale të vendit.
“Në anën tjetër, unë isha bashkë me ministrin e Financave dhe anëtarin tonë të Kryesisë, Hekuran Murati. Diskutuam shumë çështje të aktualitetit politik, të situatës institucionale, të sfidave të cilat na presin në aq shumë fusha për progresin që i nevojitet qytetarëve të Republikës dhe shtetit tonë. Me ç’rast, natyrisht, ndamë edhe shumë brenga që i kemi, por njëkohësisht ka edhe shumë vullnet e zell për të punuar bashkë në të ardhmen. Kjo natyrisht që është optimiste për të dy subjektet tona dhe besoj që është edhe një gjë shumë e mirë për vendin tonë dhe për qytetarët në përgjithësi”, tha Kurti.
Sipas tij, takimet ndërmjet partive politike duhet të jenë normale dhe jo të jashtëzakonshme.
“Nuk mund të themi që takimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës janë ndonjë lajm tashmë në Kosovë. Është normale që ato të ndodhin. Unë besoj që takimet ndërmjet subjekteve politike nuk do të duhej në përgjithësi të ishin lajm, meqenëse pavarësisht a jemi në opozitë apo në qeverisje, ne duhet të takohemi, duhet të komunikojmë, duhet të bashkëpunojmë për ato për çfarë pajtohemi dhe duhet të synojmë të pajtohemi edhe për ato për të cilat nuk pajtohemi. Ajo që fatkeqësisht është lajm sot në Kosovë është që nuk arritëm të takohemi sërish me kryetarin e ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Ardian Gjinin, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Komunës së Gjakovës, përkundër përpjekjeve tona. Mendojmë që është e paarsyeshme që të mos takohemi e bisedojmë kur e dimë që politikanët në Kosovë, edhe vendorë, por edhe me diplomatët e politikanët ndërkombëtarë, takohen aq shumë e shpesh sa pothuajse secili me secilin, e tash të mos takohet vetëm kryeministri, përkatësisht unë, me kryetarin e një komune, përkatësisht kryetarin e AAK-së, Gjini, besoj që kjo është lajm sot në Kosovë”, tha ai.
Kurti shtoi se mbetet i gatshëm të takohet edhe me kryetarin e PDK-së dhe atë të AAK-së.
“Në anën tjetër, për dallim prej kryetarit të AAK-së, i cili u vetëpërjashtua para se të fillojë procesi i bisedimeve, e kemi një situatë tjetër gjithashtu jo të lehtë, për shkak se krytari i PDK-së u vetëpërjashtua në fillim të procesit të bisedimeve. Zhvilluam vetëm një takim, unë besoj që duhet të takohemi edhe më tej. Kjo nuk u bë e mundur. Vullneti dhe gatishmëria ime, përveçse interesimi im, do të jenë gjithmonë aty. Pra, në një kohë të përshtatshme, në cilindo vend që zgjedhin ata, unë jam i gatshëm që të takohem edhe me kryetarin e AAK-së, edhe me kryetarin e PDK-së. Kemi aq shumë tema për t’i diskutuar, nuk besoj që nuk ka diçka për të cilën nuk pajtohemi, ka shumë gjëra për të cilat pajtohemi dhe që mund t’i shndërrojmë në një plan veprimi. Në anën tjetër, për interes shtetëror, edhe nëse kemi mospajtime, nuk besoj që të gjitha mospajtimet ngelen të tilla nëse ne takohemi edhe përpiqemi që t’i urëzojmë ato”, u shpreh Kurti.
Kujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e 11-të, është thirrur më 6 gusht me fillim nga ora 10:00.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
evidence
Kryeministri po flet me veten
Protest as the new source of political legitimacy
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128